NewCo Ferronikeli Complex

Inxhinier për Mirëmbajtjen e Makinerive të Rënda

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Inxhinier për Mirëmbajtjen e Makinerive të Rënda

Departamenti: Mirëmbajtje

Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është person përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës në garazhen e kompanisë
  • Mbikqyr procesin e mirëmbajtjes së rregullt, parandaluese si dhe riparime të prishjeve, që të kryhen me cilesi të lartë brenda objektivave dhe afateve kohore
  • Kryen inspektim të rregullt të makinerive të rënda dhe pajisjeve të tjera lidhur me performancën e tyre, gjetjen e gabimeve dhe eliminimin e tyre si dhe testimin e pajisjeve të riparuara
  • Koordinon punët rreth riparimeve të makinerisë së rëndë, identifikon mosfunksionimin e tyre dhe planifikon furnizimin me pjesë rezervë për këto makineri
  • Sigurohet që te gjitha makineritë e e rënda dhe pajisjet e garazhes trajtohen si duhet duke ushtruar kujdes dhe kontroll të duhur
  • Kryen dhe detyra të ngjashme sipas nevojave të kompanisë

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Fakulteti I Inxhinierisë Mekanike
  • Eksperienca të mëparshme në pozicione të ngjashme në sektoret e riparimit të makinerive të rënda janë të
    preferueshme
  • Çertifikim për servisimin e makinerive të rënda
  • Njohuri të specializuara në riparimin dhe mirëmbajtjen e makinerive të rënda
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike (Microsoft office)
  • Aftësi të mira menaxhuese, komunikuese dhe organizative
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup

Kushtet e punës:
NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritëdhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri me 20/02/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier për Mirëmbajtjen e Makinerive të Rënda”
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e
ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 225
Kategoria Mekanikë
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC