Magic ICE

Vende të lira pune (8)

	 	 

MAGIC ICE , është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE , ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës:

  1. Komercialist/e
  2. Vozitës i kategorisëC dhe B
  3. Punëtor në prodhim
  4. Inxhinier i mekanikes
  5. Mekanik i makinave prodhuese
  6. Agjent Tregtar (Shitës Ambulantiv)
  7. Kimist/e - Teknolog/e e ushqimit
  8. Brend Menaxher

Pozita: Komercialit/e

Përgjegjësitë kryesore:

  • Te kete pervoj pune si Agjent Tregtar
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
  • Zbaton planin e parashikuar të shitjes
  • Analizon prezencën e produkteve në treg
  • Përcjell konkurrencën në treg
  • Prezanton risitë dhe qëndrimet e kompanisë
  • Te jetë I përgjegjshem në orar të punës
  • Raporton në baza Javore
  • Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave te caktuara të shitjes

Kualifikimet:

  • Të këtë se paku shkollen e mesme të përfunduar.
  • Te këtë njohuri te punës në kompjuter,
  • Të jetë pozitiv dhe I motivuar për punë,
  • Të ketë patentë shoferin kat. B
  • Përvojë pune së paku 6 muaj në shitje,
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
  • Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil
  • Përparsi kanë kandidatet qe janë të Prishtinës

Pozita: Vozitës i kategorisë C dhe B

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
  • Në bazë të porosisë të dërgojë sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
  • Përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet kur i drejton ato;
  • Si dhe punë dhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Posedon patentë shofer të kategorive B dhe C;
  • Përvojë pune së paku 2 vjeçare në vozitje veturave të kategorisë C;

 


Pozita: Punëtor në prodhim

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Punon ne linjën e prodhimit ose pozitën ku i caktohet në prodhim;
  • Të ketë kujdes të veçant gjatë procesit të prodhimit;
  • Asiston ose zëvëndëson koleget tjerë sipas nevojës;

Kualifikimet:

  • Të ketë te perfunduar se paku shkollimin e mesëm;
  • Të jetë në gjendje të punojë në grup;
  • Të jetë i motivuar dhe i kujdesshëm në detyrat që i caktohen;
  • Përparësi kan kandidatët që kanë eksperiencë pune në fushën e njejtë për të cilen aplikoni;
  • Përparësi kanë kanditatët që kanë njohuri për makinerit prodhuese;

Pozita: Inxhinier i mekanikës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizon dhe menaxhon ekipin, përgatit dhe mbikqyr planet dhe preventivat
  • Përgatit vlerësime të detajuara të sasive dhe kostot e materialeve dhe punës së nevojshme, sipas specifikimeve te dhëna
  • Miraton nevojat te ndryshme ne lidhje me mjetet dhe makineritë që nevojiten bazuar në kërkesat e Departamenteve
  • Përgatit dokumentacionin për projektet, përfshirë dizajnet, specifikacionet teknike, paramasat dhe parallogaritë, tërë dokumentacionin teknik
  • Mbikqyr punët e instalimeve mekanike të projekteve në punishte dhe kontrollon raportin e punës në baza ditore
  • Asiston dhe bashkëpunon ngushtë me departamentet e Mirëmbajtjes dhe Prodhimit për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të fabrikës
  • Mirëmban dokumentacionin / vizatimet e duhura të pajisjeve
  • Përgatit manuale për mirëmbajtjen dhe prodhimin e pajisjeve të reja dhe të modifikuara
  • Hartim i listave të detajuara të materjaleve për prokurim ose per prodhim, (monitorim, kontroll dhe verifikim teknik i porosisë sipas kërkesës)
  • Monitorim i ecurisë së punës, cilësisë, kostove, proceseve të instalimit dhe hartimt të dokumentacionit përkatës
  • Bënë vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
  • Përvojë pune në pozicione të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike: Microsoft Office, Autocad, Microsoft Project,
  • Shkathësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Duhet të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze 

Pozita: Mekanik i makinave prodhuese

Detyrat :

  • Mbikëqyrja dhe pjesëmarrja në mirëmbajtjen e makinave prodhuese .
  • Mirëmban planet javore, mujore, dhe vjetore të mirëmbajtjes.
  • Rregullimi i makinave dhe prishjeve te mundëshme sipas nevojës.
  • Të ketë njohuri mbi elektrikën ,(preferohet të ketë përvojë si elektricist )
  • Organizimi dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e punëve.
  • Kurdo që të jetë e nevojshme merr pjesë në intervenimet emergjente te makinave të
    prodhimit,rregullimi i temperaturës brenda komoreve etj.
  • Gjatë intervenimeve dhe riparimeve bënë përdorimin e drejtë të veglave dhe pajisjeve të punës, si
    dhe përkujdeset për procedurat e sigurisë në punë.

Të tjera:

  • Për më tepër ai/ajo kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Drejtori i kompanisë dhe që janë të
    nevojshme për funksionimin efektiv të makinave të prodhimit

Kërkesat:

  • Fakulteti i Inxhinierisë (preferuar)
  • Njohuri për mekanikën dhe elektrikën
  • Kapacitet për punë ekipore
  • Aftësi të mira komunikimi me jashtë dhe brenda kompanisë
  • Aftësi të ruajtjes së konfidencialitetit të informatave, diskrecion dhe lojalitet
  • Të ketë përvojë pune së paku 3-vite në fushën përkatëse.

Pozita: Agjent i Shitjës(Shitës Ambulantiv)

Detyrat :

  • Krijon rrjet të ri të shitjes;
  • Gjen klient të rinj dhe ruan klientët ekzistues;
  • Bën shitjen e produkteve të kompanisë;
  • Viziton pikat e shitjes sipas planit;
  • Identifikon klientët potencial dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
  • Si dhe punë dhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

 

KRITERET E PUNËSIMIT:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Patentë shofer të kategorisë B ;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Përvoja e punës në pozita të ngjashme (së paku 2 vjeçare) është e preferueshme.

Pozita: Kimist/e - Teknolog/e e ushqimit

Përgjegjësitë kryesore:

  • Te kete pervoj pune si kimist/e - teknolog ushqimi
  • Zbatimin e planit te parashikuar të prodhimit
  • Përcjell konkurrencën në treg
  • Prezanton risite e produkteve to prodhuesve vendore dhe nderkombetar
  • Te jetë I përgjegjshem në orar të punës
  • Raporton në baza Javore
  • Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave te caktuara të prodhimit

Kualifikimet:

  • Të këtë se paku fakulltetitn pergjegjes.
  • Te  këtë njohuri te punës me kompjuter, (excel, word)
  • Të jetë pozitiv dhe I motivuar për punë,
  • Të ketë patentë shoferin kat. B
  • Përvojë pune së paku 6 muaj në prodhim,
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera ne gjuhen angleze, shkrim dhe lexim obligative.
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
  • Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil
  • Gatishmëri për punë me nderrime

Pozita: Brend menaxher

Detyrat:

  • Harton dhe Implementon Politikat Shitese te Kompanise gjate vitit perkates
  • Projekton, Organizon dhe Implementon zgjerimin e Brand/Produkteve te firmes ne te gjithe tregun
  • Hulumton dhe identifikon mundesite e zgjerimit te Brand ne treg dhe i raporton Kompanise
  • Hulumton dhe krijon njohuri te gjera te tregut perkates ku operon
  • Hulumtimi dhe ben monitorimi e Konkurences ne treg  si dhe sygjeron Kompanine per hapat e metejme
  • Planifikimin Financiar i te gjithe shitjes dhe aktiviteteve vjetore ne te gjithe tregun te ndare per Segmente
  • Krijon dhe i sygjeron Kompanise Forcen Shitese dhe Strukturimin e saje
  • Monitoron Forcen Shitese dhe mbulimin e Tregut ne baze te Raporteve
  • Raporton  ne baza  javor Kompanise mbi ecurine e Proceseve
  • Kryen vizita te Top Klientat,ne baze te plani Javor/Mujor te vizitave

AFTESITE DHE PREGADITJET E KERKUARA

  • Diplome Universitare – ne fushen e Biznesit ose Financave
  • Minimum pervoje 3 Vjet ne Menaxhim
  • Njohuri te mira te gjuhes Angleze
  • Njohuri te programeve te,Microsoft etj
  • Të ketë patentë shoferin kat. B

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: info@magicice.net

Ose ne Nr mobil 049 125 605 deri ne ora 16h Në intervisë do të ftohen vetëm kandidatët e zgjedhur për pranim.

Shikime 10059
Kategoria Të tjera
Skadon 11 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Lipjan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC