Smart Project SH.P.K

Arkitekt (Projektues Kryesor / Arkitekt Teknik)

	 	 

Edukimi minimal profesional: I.D.A, M.Arch, M.Sc., M.A apo ekuiva-lente, me së paku 5 vite edukim profesional.

Përvoja minimale profesionale: 3 (tri) vite përvojë pune profesion-ale, të dëshmuar si projektues dhe koordinator i projekteve dhe minimum 2 (dy) vite si asistent projektimi.

Aftësitë dhe Shkathtësitë (të buta dhe të forta):

  • Aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe menaxheriale.
  • Njohje dhe azhurnim me platformat digjitale për zhvillim dhe reprezen-tim të projekteve urb-arkitekturale.
  • Njohja e mirë e gjuhës Shqipe, gjuhës Angleze dhe të preferuara janë gjuha Serbo-kroate dhe Gjermane.
  • Aftësi dhe shkathtësi për shprehje të ideve dhe koncepteve kreative dhe inovative.
  • Aftësi dhe shkathtësi të theksuar të “menduarit me duar” – përdorimi dhe arkivimi sistematik i skicave, skemave dhe diagrameve për zhvillim, interpretim dhe kontrollim të projekteve.
  • Shkathtësi të zgjidhjes së problemeve profesionale – teknike;
  • Njohja e sistemeve strukturale, materialeve dhe specifikacionit të tyre.
  • Njohja dhe azhurnimi me normativat dhe standardet për zhvillim të projekteve në territorin e Republikës së Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheqje e projektit në të gjitha nivelet dhe fazat në bashkërendim dhe koordinim me Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtorin për Cilësi dhe Administratën e Financat (takime, prezantime, korrespondenca; hulum-
    timi dhe studimi, analizat, studimi urb-arkitektural me skenar dhe para-projekt, projekti ideor, projekti kryesor, projekti zbatues /detal,
    paramasa & parallogaria si dhe mbikëqyrja eventuale e projektit).
  • Marrja e vendimeve mbi zhvillimin urb-arkitektural të Projekteve në bashkërendim me Drejtorin e Përgjithshëm dhe Drejtorin për Cilësi.
  • Hapja dhe menaxhimi i Dosjes së Projektit / Projekteve në bashkëren-dim dhe koordinim me administratën.
  • Menaxhimi dhe koordinimi i Asistenteve të Projektimit dhe Prakti-kanteve.
  • Përpilimi i Raporteve Mujore dhe Javore si rezyme e Raporteve Ditorenga Projektuesit dhe Asistentet e Projektimit.
  • Koordinimi i zhvillimit të projektit përkitazi me autoritetet: Komuna, Ministria, Agjensionet dhe Institucionet tjera relevante.
  • Prezantimi profesional i projekteve: grafik dhe verbal / oral.

Ju mund të aplikoni duke na dërguar në email CV-në dhe Portfolion.

Contact: info@smartproject-ks.com

Address: Ganimete Terbeshi No.26, Prishtinë

Website: www.smartproject.biz

Shikime 3389
Kategoria Arkitekturë
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC