Down Syndrome Kosova

Thirrje Për Aplikim

	 	 

DSK hap thirrjen për angazhimin e një kompanie e cila do te realizojë një video avokuese në kuader të projektit Arsimi Profesional dhe Punësimi në raport me Personat me Aftësi të Kufizuara.

Informatë mbi Shoqatën

Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga prindër të personave  me sindromën Down (SD).  DSK është regjistruar  me 5 Prill 2007, me  Numër Regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale e komunitetit  e shtrirë me shërbimet e veta në katër  (4 ) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.

Vizioni

Një shoqëri ku respektohet diverziteti njerëzor dhe personat me sindromën Down kanë mundësi te barabartë dhe mund te realizojnë potencialin e tyre.

Misioni

Promovimin, respektimin  dhe mbrojtjen  e të drejtave te personave me sindromën Down në Kosovë  dhe familjareve te tyre.

Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin dhe realizimin  e të drejtave te barabarata  të personave me sindromën Down  dhe ne pergjithësi te personave  me aftësi të kufizuar.

DSK ka punuar dhe vazhdon te punojë fuqishëm në mbrojtje dhe realizim te te drejtave te personave me sindromën Down, deri me tani ka inicuar  nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.

Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down  Syndrome International (DSI),  European Down Syndrome Assiociation(EDSA), Down  Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare ne në Shoqatën Europiane e Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara (EASPD)  si dhe ; Bashkëthemelues dhe anetare ne  Forumin  Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down  Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down  Syndrome Association of UK,etj.

Shoqata Down Syndrome Kosova  programet  e saj i ka te shtrira ne kater regjione si, ne Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë.                

  1. Programi i Intervenimit dhe Edukimit të Hershem (PIEH)
  2. Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAP)

Përshkrim i projektit:

Down Syndrome Kosova është duke implementuar projektin “Arsimimi Profesional dhe Punësimi në Raport me Aftësinë e Kufizuar në Kosovë”. Projekti ka për qëllim të rritsë mundësitë dhe të avokojë drejtë mundësive të barabarata për arsim profesional dhe punësim te personave me aftësi të kufizuara. Rrjedhimisht ky projekt ka për qëllim që të trajtojë këtë problematikë, përmes ngritjes së cilësisë së Aftësimit Profesional si dhe fuqizimin e mekanizmave insititucional përgjëgjes për implementimin e kornizës ligjore për punësim e PAK. Në këtë mënyrë synohet krijmi i kushtëve të përshtatëshme për Arsimin Profesional për nxënësit me aftësi të kufizuar, si dhe barazimi i mundësive për punësim të këtyre të fundit.

Down Syndrome Kosova, në kuadër të këtij projekti hap thirrjen për kontraktimin e një kompanie e cila do realizojë një video informuese për ngritjen e vetëdijës së institucioneve publike dhe private në lidhje me detyrimet e tyre ligjore për punësimin e PAK, benefitet potenciale si dhe saksionet e parapara me ligj.

Detyrat e Kompanisë:

Realizimi teknik i videos.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni me anë të adresës elektronike dokumentet e listuara në vijim:

  • Dokumentin i cili dëshmon që Kompania është e regjistruar në Republikën e Kosovës;
  • Propozimin financiar.

Dokumentet e kërkuara luteni t’i dërgoni në adresën elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org, ose në formë fizike përmes postës në emer të Shoqatës Down Syndrome Kosova, adresa: Rr. Nazmi Mustafa, Prishtinë deri më 18 shkurt, 2020.

Vetëm kopmanitë e përzgjedhura do të kontaktohen për sqarime të mëtutjeshme kompanitë që nuk dërgojnë ndonjë nga dokumentet e kërkuara nuk do të merren parasysh.

Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i infancuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim.

Shikime 4115
Kategoria Të tjera
Skadon Skadon: SOT
Orari Contract
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC