Migros Group

Menaxher/e i/e prokurimit

	 	 

MIGROS Group sh.p.k. - Fushë Kosovë

MENAXHER I DEPARTAMENTIT TË PROKURIMIT & KONTROLLIT

Menaxheri/ja i/e prokurimit është përgjegjës për menaxhimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e programeve të blerjës së kompanisë. Bën identifikimin e nevojave të prokurimit, shqyrtimin e kërkesave për blerje, dhënien e
ofertave të furnizuesit dhe mbikëqyrjen e implementimit të tyre në teren.
 
Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

  • Organizon, udhëheqë dhe kontrollon stafin në departamentin e prokurimit;
  • Koordinon dhe menaxhon prokurimin dhe siguron që të gjitha procedurat dhe aktivitetet e prokurimit të
    zhvillohen në pajtim me Ligjin; Negocijon kontratat; Kryen monitorimin dhe verifikimin e shërbimeve në teren;
  • Është përgjegjës kryesor për organizimin dhe funksionimin e procesit të prokurimit, jep këshilla; sugjerime profesionale në lidhje më zbatimin e procedurave të prokurimit kur kërkohet;
  • Koordinon dhe siguron të gjitha kërkesat për prokurim për mallra dhe shërbim; Orgasnizon kontrollin në teren;
  • Harton politikat dhe procedurat e prokurimit, (procedurat e tenderimit; kuotimin e çmimeve) konform strategjisë së kompanisë;
  • Planifikon prokurimin për vitin vijues dhe përgatit dokumentet e ofertimit (tenderimit);
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen e listës së kontraktuesve dhe furnizuesve; si dhe të aseteve të kompanisë;
  • Menaxhon marrëdhëniet me furnizuesit, agjencitë e sigurimit dhe të kreditit dhe autoritetet e certifikimit;
  •  Harton raporte javore, mujore, tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e departamentit; Feedback në
    shpenzime;


Kualifikimet dhe Aftësitë e kërkuara:

  • Edukimi: Diploma universitare: Lëmija e Fakultetit Ekonomik;
  • Pervoja e punës: Duhet të ketë përvojë 5 vjeçare në punë profesionale;
  • Duhet të ketë njohuri të shkëlqyeshme në fushën e prokurimit;
  • Certifikata në çështjet e prokurimit publik - konsiderohet aset shtesë;
  • Aftësi kontrolluese;
  • Aftësi të larta analitike,
  • Aftësi menaxhuese;
  • Aftësi në përgatitje raportesh
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
  • Dëshirë për bashkëpunim dhe ndërveprim;
  • Njohja e gjuhës Angleze e obligushme.

Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund te dërgojne CV dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën: hr@super-viva.com deri me datën 28.02.2020.

TEK SUBJEKTI TË CEKET POZITA PËR TË CILËN APLIKONI, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.

Shikime 5080
Kategoria Menaxhment
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC