Instituti KAF

Certifikohu për Kontabilist dhe Auditor te Jashtëm

	 	 

Çfarë është programi Auditor i Jashtëm i Certifikuar - Niveli 3 ?

Një Auditor i Certifikuar nga IKAF do të jetë i gatshëm të aplikojë njohuritë e fituara, aftësitë dhe të ushtrojë gjykimin profesional në zbatimin dhe vlerësimin e parimeve të raportimit financiar dhe auditimit të pasqyrave financiare dhe të praktikojë situatat dhe kontekstet e biznesit, në mënyrë të pa-anshme dhe profesionale. 

Certifikimi i individëve bëhet duke u bazuar në kriteret e parapara me ligjet në fuqi dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare të auditimit. Programi për Certifikimin e Auditorëve është krijuar në atë formë që të kontribuojë në menaxhim financiar të mirë dhe cilësor. Qëllimi i IKAF është të trajnojë dhe të certifikojë individë të cilët posedojnë integritet të lartë, zbatojnë Kodin e Etikës Profesionale dhe krijojnë besueshmëri në publik për auditim të pasqyrave financiare  

Format e studimit

  • Trajnim në klasë*
  • Vetë-studim (online)**


Apliko Online: https://www.ikaf.org/auditor-i-jashtem-i-certifikuar

Broshura: Kliko Këtu

Çfarë është programi Kontabilist i Certifikuar - Niveli 2 ?

Programi IKAF Kontabilist i Certifikuar është gjithçka që nevojitet për të qenë një kontabilist profesionist. Ky certifikim u jep rëndësi të veçantë aftësive të raportimit financiar të cilat duhet të zhvillohen në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar. 

Kontabilistët e Certifikuar po ashtu do t’i përvetësojnë principet dhe sistemet e kontrollit të brendshëm të ndërmarrjes, metodat e auditmit dhe standardet, e po ashtu do të fitojnë njohuri të konsiderueshme në lëmin e planifikimit të biznesit, vendimmarrjes dhe menaxhimit të performancës.

Format e studimit

  • Trajnim në klasë*
  • Vetë-studim (online)**

Apliko Online: https://www.ikaf.org/kontabilist-i-certifikuar

Broshura: Kliko Këtu 

Partneriteti me ICBGlobal & AAT

Studentët që përfundojnë certifikimin Kontabilist i Certifikuar në IKAF, automatikisht u krijohet mundësia e aplikimit për anëtarësi në organizatat britanike ICBGlobal dhe AAT.

Përveç nivelit Kontabilist i Certifikuar, të anëtarësuarit në IKAF që mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje janë edhe ata të nivelit Nëpunës i Kontabilitetit (Bookkeeper) dhe Teknik i Kontabilitetit, pëveç se në këto dy kategori, duhet plotësuar edhe kriteri i përvojës së punës.

Anëtarësia në organizatat ICB dhe AAT nënkupton mundësi pune në të gjitha vendet evropiane e botërore ku organizatat veprojn.

Apliko Online: https://www.ikaf.org/kontabilist-i-certifikuar


Çfarë është programi

Teknik i Kontabilitetit i Certifikuar - Niveli 1

Teknikët e Kontabilitetit kanë një rol shumë të rëndësishëm për të gjitha ndërmarrjet, që nga bizneset private të reja, departamentet qeveritare e deri tek korporatat. Teknikët e Kontabilitetit u ndihmojnë kontabilistëve profesionistë për të mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare. 

Certifikimi IKAF Teknik i Kontabilitetit është i dizajnuar në atë mënyrë që të fitohen dhe përvetësohen njohuri nga kontabiliteti, por jo ndonjë përvojë relevante në këtë fushë. Ky është një kualifikim zhvillues për zyrtarë si dhe për stafin administrativ, po ashtu, një bazë e pa evitueshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilist të certifikuar.

Format e studimit

  • Trajnim në klasë*
  • Vetë-studim (online)**

Apliko Online: https://www.ikaf.org/teknik-i-kontabilitetit-i-certifikuar

Broshura: Kliko Këtu

Përfitimet nga partneriteti me ICBGlobal dhe AAT

Studentët që përfundojnë certifikimin Teknik i Kontabilitetit në IKAF, automatikisht u krijohet mundësia e aplikimit për anëtarësi në organizatat britanike ICBGlobal dhe AAT.

Përveç nivelit Teknik i Kontabilitetit, të anëtarësuarit në IKAF që mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje janë edhe ata të nivelit Nëpunës i Kontabilitetit (Bookkeeper) dhe Kontabilistë të Certifikuar, pëveç se në këto dy kategori, duhet plotësuar edhe kriteri i përvojës së punës.

Anëtarësia në organizatat ICB dhe AAT nënkupton mundësi pune në të gjitha vendet evropiane e botërore ku organizatat veprojn.

Apliko Online: https://www.ikaf.org/teknik-i-kontabilitetit-i-certifikuar

 

Shikime 1444
Kategoria Të tjera
Skadon 8 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC