Instituti KAF

Certifikohu për International bookkeeper

	 	 

Çfarë është Certifikimi në Planet Accounting Online 2020?

Të sigurojë studentët me aftësi kompjuterike të kontabilitetit duke përdorur sistemin e kontabilitetit PlanetAccounting.org. Aplikimi i kontabilitetit përmes sistemit online është urë e hendekut midis sistemeve të kontabilitetit manual dhe kompjuterik, ku studentët do të fitojnë përvojë dhe ekspertizë me sistemet online dhe menaxhim efikas të financave. Kjo përvojë do të ndihmojë përdoruesit e certifikuar për punësim dhe qasje të qëndrueshme në tregun e kontabilitetit në organizatat e vogla dhe të mesme.

Apliko Online: https://www.ikaf.org/ngjarje/trajnim-nk-bc1-kontabiliteti-i-kompjuterizuar

Çfarë është programi

Nëpunës i Kontabilitetit (Bookkeeper) ?

Një libër-mbajtës(bookkeeper) luan një rol kyç në zhvillimin e kompanisë, bazuar në transaksionet financiare dhe informatat e sotme lidhur me një biznes. Ai siguron që të dhënat e transaksioneve financiare të kryera të jenë të sakta, të azhurnuara dhe gjithëpërfshirëse. Me pak fjalë, një libërmbajtës është në thelb dështimi ose suksesi i kompanisë.

Për të punuar si një nëpunës kontabiliteti profesionist(bookkeeper), duke përfunduar me sukses detyrat në kompani, nevojitet një certifikim profesional nga institucionet e akredituara. Trajnimin dhe certifikimin Nëpunësit të kontabilitetit tashmë në Kosovë e mundëson Instituti KAF.

Format e studimit

  • Trajnim në klasë*
  • Vetë-studim (online)**

Apliko Online: https://www.ikaf.org/nepunes-i-kontabilitetit

Borshura: Kliko Këtu

Partneriteti me AAT & ICBGlobal

Studentët që përfundojnë certifikimin Bookkeeping (Nëpunës Kontabiliteti) në IKAF, automatikisht u krijohet mundësia e aplikimit për anëtarësi në organizatën britanike AAT

Përveç nivelit Bookkeeping, të anëtarësuarit në IKAF që mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje janë edhe ata të nivelit Teknik Kontabiliteti dhe Kontabilistë të Certifikuar, pëveç se në këto dy kategori, duhet plotësuar edhe kriteri i përvojës së punës.

Anëtarësia në organizatën AAT nënkupton mundësi pune në të gjitha vendet evropiane e botërore ku kjo organizatë vepron.

Apliko Online: https://www.ikaf.org/kontabilist-i-certifikuar

Shikime 1097
Kategoria Kontabilitet
Skadon 8 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC