Transformohu

Trajner(e) Personal(e) - Praktikant

	 	 

Jemi duke kerkuar per persona energjik, kreativ, entuziast dhe motivues per poziten e Trajnerit Personal (Praktike), i cili i raporton dhe meson nga trajneri superior si dhe menaxhmenti. Kjo pozite eshte praktike pune dhe nenkupton qe nese deshmoni se ne kohen e paracaktuar keni arritur te mesoni teknikat e ushtrimeve, dijen e pergjithshme dhe menyren e sjelljes dhe qasjes ndaj klientit qe mund te punesoheni si trajner me orar te plote tek Transformohu.

Pershkrimi i punes

Pergjegjesite per te mesuar dhe performuar detyrat ne vijim

  • Te kryej vleresimin e klientit
  • Te krijoje dhe mirembaje nje baze te klienteve me trajnim personal ne baze te standardeve te paracaktuara te Transformohut.
  • Te ofroje vemendje te plote dhe sherbim te personalizuar tek klienti.
  • Te kete njohuri dhe te participoje ne te gjitha sherbimet, produktet dhe programet e Transformohut.
  • Te udhezoje dhe demonstroje tek anetaret se si te perdoren pajisjet, te udhezoje dhe demonstroje teknikat e ushtrimeve ne pajisje apo me pesha te lira.
  • Te ofroje cdo anetare dhe klient potencial te Transformohut me nivelin me te larte te sherbimit ndaj klientit.
  • Te marre pjese ne takimet per trajnim personal
  • Te paloj peshat dhe pajisjet e salles neper vendet perkatese
  • Te u pergjigjet pyetjeve te klienteve ne menyren me te mire te mundshme
  • Te i drejtoje klientat ne adresen e sakte per te marre sherbimin apo adresuar brengen/kerkesen e tyre
  • Te mirembaje pastertine e pajisjeve te salles
  • Si dhe detyrat te tjera te percaktuara nga trajneri superior apo menaxhmenti

Kualifikimet

  • Te deshmoje prapavijen dhe pervojen e tij/saj ne sherbime te fitnesit.
  • Te deshmoje studimet e percaktuara ne qofte se eshte pjese e DIF
  • (e preferueshme) Te kete aftesi komunikimi ne gjuhen Angleze
  • Te kete shkathtesi te mira komunikimi ne te shkruar dhe verbale
  • (e preferueshme) Se paku nje vjet pervoje pune ne fushen e trajnimit personal apo grupor.
  • Te kete pasion, ambicie, dije dhe motivim ne te gjitha sferat e industrise se fitnesit.
  •  Te kete shkathtesi organizative dhe te menaxhimit te kohes.
  • Te jete profesional, serioz, i shoqerueshem dhe energjik
  • Te kete shkathtesi te perdorimit te kompjuterit

Kualifikimet esenciale fizike  

  • Duhet te kete aftesine te performoje te gjitha aspektet fizike te punes te cilat perfshijne: Qendrimin ne kembe per ore te gjata, vrapimi, kercimi, ngritja e peshave te fitnesit.

Si anetare i ekipit te Transformohu ju do te keni:

  • Pagese te mire, benefite brenda lokaleve tona, si dhe perqindje per anetaresime te caktuara brenda fitnesit.
  • Anetaresim per te perdorur sherbimet dhe lokalet e Transformohut
  • Zbritje ne te gjitha sherbimet e Transformohut, duke perfshire, Trajnimin personal, Klasat, Masazhen, Produktet ne shop, Produktet ne shank.
  • Zbritje ne produktet e restoranit.

Ky pershkrim i punes ka per qellim qe te pershkruaj kerkesat e pergjithshme te pozites. Kjo nuk eshte nje deklarate e plote e detyrave, pergjegjesive apo kerkesave. Detyra dhe pergjegjesi te tjera te cilat nuk jane te listuara ketu mund tu ngarkohen sipas nevojes nga ana e menaxhmentit apo superiorit tuaj.

Si të aplikoni

Ju lutem aplikoni duke shtypur butonin më poshtë. Çdo formë tjetër e aplikimit do t’iu diskualifikojë menjëherë.

Afati i fundit për aplikim është 24 Janar 2020.

Shikime 3915
Kategoria Shëndetësi
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC