BAU Market

Vende të lira pune (40)

	 	 

Bau Market është kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.

Bau Market po zgjeron rrjetin e pikave shitëse me pikën e re në Prizeren. Për këtë qëllim kompania ka hapur konkurs për vende të lira pune, si më poshtë:

 Përgjegjës sektori

(5 vende të lira pune):

  • Vegla pune & kopsht
  • Elektrikë
  • Ujësjellës dhe kanalizim & ngrohje dhe ventilim
  • Materiale meremetimi dhe ndertimi
  • Paisje shtëpiake

Përshkim i vendit të punës:

Përgjegjësi i sektorit është staf kyç në strukturën e përgjithshme të Bau Market. Ai është përgjegjës kryesor për performancën e sektorit respektiv. Bënë planifikimin dhe organizmin e porosive, merr pjesë në përcaktimin e targeteve dhe punon për arritjen e tyre. Kujdeset për avancimin profesional të personelit të tij dhe merr pjesë në matjen e performancës së tyre. Merr pjesë aktive në përzgjedhjen e produkteve promocionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikon shitjet dhe merr pjesë aktive në buxhetimin e tyre;
  • Kujdeset që i gjithë personeli e kanë kuptuar strategjinë e shitjes, targetet dhe objektivat tjera;
  • Njeh artikujt dhe strukturën e tyre. Njeh marzhat dhe kujdeset që shitjet të bëhen konform strategjisë shtesë të BauMarket.
  • Menaxhon kohën e tij dhe të personelit të tij, ashtu që punët të kryhen me kohë dhe të arrihen objektivat;
  • Kujdeset që personeli po merr njohuritë e domosdoshme për punë në sektorin e tij dhe kujdeset që secili prej tyre të ngrisë njohuritë profesionale;
  • Të këtë aftësi të punoj në ekip, të ketë qasje konstruktive ndaj kolegeve;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, sjellje korrekte dhe të tregoj integritet të lartë ndaj blerësit;
  • Të ketë aftësi dhe tipare të udhëheqësit/liderit. Të dijë të organizoj personelin dhe të ketë besimin e tyre;
  • Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të Bau Market;
  • Të komunikoj në mënyrë të vazhdueshme me sektorin e blerjes.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të këtë shkollimin/trajnimin që i përket fushës së shitjes dhe sektorit specifik;
  • Të këtë aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në shitje me pakicë apo punë të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri të mira të produkteve për sektorin ku aplikon;
  • Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj do jetë përparësi;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të ketë aftësi të mira analitike dhe numerike në zgjidhjen e problemeve.

Shitës në sektor

  • Vegla pune & kopsht (6 vende të lira pune)
  • Elektrikë & shtëpiake (4 vende të lira pune)
  • Ujësjellës dhe kanalizim & ngrohje dhe ventilim (4 vende të lira pune)
  • Materiale meremetimi & ndërtimimi (4 vende të lira pune)
  • Paisje shtëpiake (3 vende të lira pune)

Përshkim i vendit të punës:

Shitës në sektor është pozitë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e sektorisitit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e trageteve;
  • Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;
  • Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
  • Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
  • Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
  • Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj ne avancimin e stafit të ri;
  • Të jetë gjithmonë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
  • Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të Bau Market.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Personel tjetër

  • Kalkulant (m/f) (1 vend i lirë pune)
  • Arkatar (m/f) (5 vende të lira pune)
  • Arkatar administrativ (m/f) (1 vend i lirë pune)
  • Pranues malli (1 vend i lirë pune)
  • Furnizues – shofer (1 vend i lirë pune)
  • Transportues – shofer (2 vende të lira pune)
  • Pirunist – shofer (1 vende i lirë pune)
  • Monitorim Sigurie (2 vende të lira pune)

Dokumentet e kërkuara:

* CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara

Vërejtje

* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.

* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu 

*Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. Shembull: Përgjegjës sektori Vegla Pune, Shitës sektori Elektrikë, etj…

* Konkursi do jete i hapur deri me datë 31 janar 2020

Shikime 3953
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC