NewCo Ferronikeli Complex

Inxhinier Projektues

	 	 

Ferronikeli Header

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Inxhinier Projektues

Departamenti: Mirëmbajtje

Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Realizimi i vizatimeve dhe projekteve të ndryshme dhe ofrimi i alternativave.
  • Është përgjegjës direkt për organizimin e proçesit të zbatimit të projektit deri në momentin e dorëzimit të punimeve.
  • Është përgjegjës për mënyrën, formatin dhe efikasitetin e komunikimit me klientin, në fazën e zbatimit të projektit, veçanërisht në lidhje me ndryshimet që kërkon klienti, të cilat bëhën gjatë proçesit të zbatimit.
  • Mban kontakt të vazhdueshëm me palën tjetër dhe komunikon tek Menaxhmenti të gjitha kërkesat e palës tjetër.
  • Organizon grupin e montimit duke i komunikuar me shumë saktësi detajet, proçedurat dhe radhën, mënyrën dhe kohën e montimit të materialeve, sipas grafikut të punimeve.
  • Dorëzon raporte ditorë, javorë, mujorë, të shoqëruar me pamje të objektit, informacion të detajuar mbi proçesin e punës, kartela të projektit, etj.
  • Ndjek ecurinë e punëve në fabrikë, bashkëpunon dhe raporton për zbatim të projekteve.

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Fakulteti i Inxhinierise Mekanike, profili Konstruksione dhe Mekanizim.
  • Përvojë pune së paku 5 vite në pozicione të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike: Microsoft Office, Autocad, Microsoft Project.
  • Shkathësi të mira komunikuese dhe organizative.
  • Duhet të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze (obligative).

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 15/02/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier Projektues”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Ferronikeli Footer

Shikime 882
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC