TEB Banka

Analist i Portfolios për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme

	 	 

TEB një ndër bankat  më me renome në  Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të  BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Analist i Portfolios për Ndërmarrje të  Vogla dhe të Mesme për Nën - Degën në Rruga B

Përgjegjësitë:

  • Të ndërtojë portfolio të shëndoshë përmes shitjes direkte
  • Të analizojë dhe propozojë rastet e kredisë për aprovim
  • Të shërbejë klientët me përkushtim dhe të ndërtojë relacione profesionale me ta
  • Të monitoroj trendet e tregut dhe njoftojë për përshtypjet mbi tregun
  • Të prezantojë bankën në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e saj
  • Detyra tjera relevante

 Kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma e Fakultetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
  • Preferohet 1-2 vite eksperiencë bankare, e preferuar në segmentin NVM
  • Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike
  • Preferohet eksperiencë profesionale në shitje
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  • Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
  • Licencë drejtimi automobili Kategoria B

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 22.01.2020. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Shikime 3080
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC