Mogo Finance

Specialist i Mbledhjes së Borxheve (Prishtinë)

	 	 

Specialist i Mbledhjes së Borxheve (Prishtinë)

  • Full-time
  • Mogo Kosova
  • Kosovo

PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS:

Mogo Finance operon në Bashkimit Evropian dhe në rajonin e CIS. Ne ofrojmë Lizing financiare dhe leaseback me fokus tek konsumatorët individual. Zhvillimi i suksesshëm i MOGO-s mbështetet nga struktura e fuqishme e kapitalit, ekipi i menaxhimit, platforma shumë e sofistikuar e IT dhe aftësitë analitike të të dhënave të industrisë së automjeteve. Mogo po kërkon një (1) kandidat të kualifikuar për pozitën e Specialistit te Mbledhjes së Borxheve në Prishtinë.
  1. Sigurohet që ti arrij objektivat e departamentit lidhur me realizimin e planit të biznesit për menaxhimin e kredive në vonesë;
  2. Menaxhon kreditë aktive në vonesë
  3. Menaxhon kreditë në Humbje dhe jashtë-bilancore të cilat ja cakton mbikëqyrësi;
  4. Viziton klientët në vonesë, realizon takime me klientët në vonesë (lizing marrësit, bashkëlizingmarrësit dhe garantuesit), thërret në telefon klientët në vonesë;
  5. Ndërmerr veprimet e duhura për të parandaluar përkeqësimin e kredive në vonesë
  6. Propozon, rekomandon dhe monitoron re-programimin e kredive me qëllim të parandalimit të përkeqësimit dhe arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme;
  7. Arrin marrëveshje të ndryshme gjyqësore dhe jashtëgjyqësore me klientët e institucionit
  8. Propozon dërgimin e lëndëve në procedurën përmbarimore
  9. Përfaqëson në procedurën përmbarimore
  10. Merr iniciativa për organizimin e daljeve në teren për ekzekutimin e kolateralit
  11. Monitoron dhe raporton lidhur me pagesat e realizuara nga marrëveshjet e lidhura më herët, si dhe evidenton me kohë klientët të cilët nuk respektojnë marrëveshjet;
  12. Përgatit raporte mujore lidhur me pagesat e arritura për të gjitha llojet e kredive, si dhe bënë edhe raporte tjera që janë të nevojshme dhe kërkohen nga udhëheqësit;
  13. Ndërmerr iniciativa të ndryshme për menaxhimin sa më efikas të kredive në vonesë, si dhe me qëllim të arritjes së objektivave, respektivisht planit të biznesit; dhe
  14. I punësuari i raporton direkt Menaxherit të Mbledhjes së Borxheve.

KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

  1. Të ketë të diplomë universitare në fushën e ekonomisë, juridik apo të ngjashme.
  2. Të ketë përvojë se paku 1 deri 3 vjet në fushën e mbledhjes së borxheve në banka ose institucionet mikrofinanciare
  3. Të ketë vetiniciative dhe jetë I aftë të punoj me mbikëqyrje minimale
  4. Të jetë I aftë për punë ekipore
  5. Të ketë njohuri në programet Excel, Word,etj.
  6. Të flas gjuhen angleze (e preferushme)

ÇFARË OFRON MOGO:

  1. Page konkurruese + bonuse atraktive;
  2. Ambienti profesional i punës ku do të keni mundësi të përdorni njohuritë dhe af
  3. tësitë tuaja në mënyrë efektive për ngritje ne karriere.
  4. Mundësi e madhe për të qene pjese e nje kompanie innovative ne procesin e zgjerimit ne tregun e Kosoves
  5. Sigurim shendetesor
Shikime 1458
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC