Cacttus Education

Asistent/e Administrativ/e

	 	 

TITULLI I VENDIT TË PUNËS:      Asistent/e Administrativ/e
REFERENCA:                                                 
VENDI I PUNËS:                             Prishtinë
NR. I POZITAVE:                            1
RAPORTON TE:                           Menaxheri i Administrates

CACTTUS Education shpallë konkurs për vendin e lirë të punës për Asistent/e Administrativ/e

Asistenti/ja Administrativ/e asiston të gjithë stafin në çështjet administrative, ofron mbështetje në projekte, koordinon shfrytëzimin e hapësirës së shkollës, mirëpret dhe regjistron klientët e kompanisë.

Personi në këtë detyrë duhet të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe organizative dhe të njohë shumë mirë punën me kompjuter dhe gjuhën angleze.

PËRGJEGJËSITË:

  • Pranimi i të gjitha palëve në interes dhe drejtimi i tyre tek personat përgjegjës.
  • Pranimi i thirrjeve telefonike, marrja e porosive dhe adresimi i tyre te stafi relevant.
  • Aranzhimi i takimeve me palë në interes sipas kërkesës së menaxhmentit të kompanisë.
  • Fotokopjimi, skanimi, faksimi, distribuimi dhe protokolimi, përfshirë arkivimin dhe regjistrimin i të gjithë dokumentacionit të kompanisë.
  • Regjistrimi i studentëve në bazën e shënimeve dhe Menaxhimi i databazave me kontaktet e studenteve .
  • I pranon, i regjistron dhe i përcjell më tutje të gjitha pyetjet, me gojë ose me shkrim, kërkesat, ankesat, sugjerimet dhe çfarëdo kontakti tjetër nga studentët dhe klientët;
  • Mbajtja e evidencës dhe vijueshmërisë së studentëve: përcjellja e listave të vijueshmërisë, kontaktimi i studentëve, verifikimi dhe raportimi i mos- vijueshmërisë te menaxhmenti.
  • Asistimi në organizimi i kurseve të ndryshme dhe informimi i kandidatëve për kurset e ndryshme në kohën e caktuar.
  • Koordinimi dhe përcjellja e informatave tek stafi i mirëmbajtjes së objektit dhe përkujdesja për një ambient të pastër dhe të rregullt.
  • Përcjellja e informatave me shkrim ose komunikim verbal tek stafi tjetër i kompanisë sipas instrukcioneve të menaxhmentit.
  • Raportimi i të gjitha parregullsive ose incidenteve.
  • Kryen detyra tjera administrative sipas kërkesës së mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë;

KËRKESAT:

  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi.
  • Të reprezentoj dhe përfaqësoj kompaninë denjësisht.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje për detaje.
  • Të ketë çasje proaktive dhe pozitive.
  • Të njohë punën me pajisjet elektronike (kompjuter, printer, telefon dhe skaner, etj).
  • Të ketë përvojë pune (përparësi).
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.

Aplikimi:
CV-ne tuaj ne versionin PDF, e dërgoni në: info@cacttus.education.
Kandidatët, gjithashtu, duhet të bëjnë edhe një përshkrim të shkurtër për veten e tyre në email. Në ‘Subject’ duhet te cekni për cilën pozitë aplikoni.
Aplikacionet që nuk ju përmbahen këtyre kërkesave, nuk merren në konsideratë!
Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
Afati i fundit për aplikim është 20 Janar 2020, në ora 17:30.

Shikime 4826
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC