Kreativ Qeramika

Konsulent i Shitjes

	 	 

KREATIV Qeramika shpall konkurs për plotësimin e pozitës "Konsulent i Shitjes"

PËRGJEGJËSITË:

  • Të arrijë ta kompletojë studimin e produkteve për një kohë jo shumë të gjatë.
  • Të bashkëpunojë me stafin me energji pozitive, komunikim efikas, zgjidhje të shpejtë të problemeve dhe të demonstrojë integritet të lartë.
  • Të zhvillojë dhe të implementojë kulturë në standardin më të lartë në Showroom.
  • Të ofrojë shërbim profesional për konsumatorë individual, arkitektë, dizajnerë dhe projektues në Showroom.
  • Të demonstrojë fokus te konsumatorët dhe pasion për secilin shërbim.
  • Të bashkëpunojë me klientët potencial edhe jashtë Showroom-it, që të arrihen qëllimet e kompanisë.
  • Të ofrojë servis të veçantë për secilin klientë, duke u siguruar që çdo kërkese e tyre të merret parasysh dhe të trajtohet me korrektësi e pasion.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Kandidatët të kenë diplomë universitare.
  • Përvojë pune në shitje minimum 2 vite.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Patentë shoferi të kategorisë B.

OFERTA:

  • Mbështetje me trajnime për zhvillimin tuaj të vazhdueshëm profesional.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që njeh vlerat e punëtorëve.
  • Mundësi për të punuar me ekip fantastik.
  • Orari nga e hëna deri të shtunën.
  • Pagesa konkuruese.

Si të Aplikoni

Ju lutem aplikoni përmes klikimit në butonin e mëposhtëm.

Ju lutem vëni re se konkurrimi vlenë vetëm përmes linkut të dhënë këtu.

Afati për aplikim është deri më 13 Shkurt, ora 23:59.

PËR KREATIV QERAMIKA:

Ne e vlerësojmë interesimin tuaj për Kreativ qeramika. Që në fillim ne nuk e kemi konceptuar kompaninë tonë vetem si komerciale, qëllimi ynë ishte që “Kreativ” të jetë vlerë e shtuar e sektorit të qeramikes në tregun tonë. Për më tepër ne ishim të përkushtuar që në relacion me ju të krijonim harmoni dhe respekt të ndërsjellë si dhe ofrimin e produkteve që do të shkonin përtej pritjeve të juaja. Kësisoj ne shndërruam hapësirat e juaja në ambiente rehatije dhe reflektimi. Me një fjalë, produktet tona tejkaluan funksionin e tyre primar, atë te dekorimit të hapësirave, për më tepër ato kthyen fantazinë tuaj në realitet.

Slogani "Kërko të pazakonshmen tënde!" i ftonë klientët që t'na sfidojnë me kërkesat e tyre ashtu që oferta jonë të pësojë përmirësime të vazhdueshme. Në këtë mënyrë "Kreativ" do të jetë në gjendje të nuhasë dhe të parashikojë trendet më të fundit, të cilat si rezulltat i globalizmit janë aq dinamike si kurrë me parë. Për më tepër, në këto kohëra të ndryshimeve ne nuk pretendojm të menaxhojm të ardhmen duke u përshtatur, por duke e formuar atë.

Gjithsesi na njoftoni me kërkesat e juaja përkitazi me produktet e industrisë sonë, dhe kështu së bashku me stafin tonë professional do të përshtasim zgjidhjen më ideale për ju.

Shikime 4025
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC