Mercurius Consulting

Agjent/e i/e Shitjes

	 	 

Pozita:                             Agjent i Shitjes

Referenca:                     MC-001-20

Qyteti:                             Prishtinë

NR. I POZITAVE:            2

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit/motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe pastrimit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjent/e i/e Shitjes, të cilët kanë përvojë në gjenerimin e shitjes.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë prezantimin dhe shitjen e shërbimeve apo produkteve të mirëmbajtjes dhe të pastrimit në mënyrë profesionale te klientët.
  • Të identifikojë klientët potencialë me qëllim të zhvillimit të tregut B2B dhe B2C.
  • Të kuptojë nevojat e klientëve, të cilët shprehin interes për shërbimet e kompanisë dhe të përgatis ofertat komfor kërkesave të tyre.
  • Të jetë energjik dhe të komunikoj lehtësisht me njerëzit e të gjitha niveleve.
  • Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.
  • Të organizojë operacionet e përditshme, të përmbush planin e shitjes dhe përgatitjen e raporteve.

 KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
  • Minimum 1 vit përvojë pune në shitje apo industrinë relevante.
  • Aftësi të mira të komunikimit për negocijim dhe shitje.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze përparësi).
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office, Word & Excel.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Paga bazë, si dhe bonusi varësisht nga realizimi në shitje.
  • Orari i punës prej të hënës deri të shtunën.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Automjeti i kompanisë në dispozicion (me mundësi 24h).
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.

 APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 24.01.2020. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Shikime 2160
Kategoria Shitje
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC