KFC Kosova

Team Member në Restaurant

	 	 

KFC e re do të hapet në Fushë Kosovë!

KFC është në kërkim të talentëve të veçantë. Ne ofrojmë kushtet më konkurruese në treg, plus mundësi të jashtëzakonshme të zhvillimit në karrierë.

Të interesuar?

VENDI I PUNËS: Tek Zona Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë, në objektin pranë Kampusit “AAB” ORARI: full time & part time (me ndërrime) POZITA: Team Member në Restaurant

AJO QË NE DUAM NGA JU ËSHTË QË JU:

  • Keni guxim dhe jeni të gatshëm për një ditë të gjallë
  • Keni qejf dhe dëshirë të punoni me ushqim dhe klientë
  • Jeni të kujdesshëm dhe të saktë
  • Keni shumë energji dhe motivim
  • Jeni të ndërgjegjshëm dhe keni një qëndrim të mirë
  • Jeni vetvetja dhe argëtoheni - edhe nëse jeni në punë

ÇFARE MERRNI MBRAPA?

  • Ju mësoni si ta organizoni kohën tuaj
  • Ju fitoni përvojë të vlefshme në kujdesin ndaj klientit dhe punën në ekip
  • Trajnim i duhur nën përcjellje të plotë - Ne jemi krenarë për programin tonë të gjerë të trajnimit dhe zhvillimit
  • Mundësi të mira zhvillimi - Ne bëjmë çdo përpjekje që ju të keni një hap të mirë në karrierën tuaj
  • Shujtë ditore gjatë pauzës dhe 20% zbritje jashtë orarit
  • Kontratë, shtesa dhe pushime sipas ligjit ne fuqi
  • Sigurim shëndetësor – me mundësinë për të shtuar ndonjë anëtar të familjes
  • Bonusa dhe incentiva gjatë tërë vitit
  • Vlerësime të performancës

Për të aplikuar, kontaktoni në këtë email: jobs@kfc-ks.com

 

Shikime 2464
Kategoria Shitje
Skadon 15 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC