Appk

Ekspert/e i/e Prokurimit

	 	 

FTESË PËR APLIKIM

Pozita: Ekspert/e i/e Prokurimit

Shifra: 100-Prokurimi.1

Termat e Referencës
Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë(APPK), në kuadër të projektit “Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik (SUREP)”, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitën: Ekspert/e i/e Prokurimit.

1. Të dhënat mbi projektin
Projekti SUREP ka për qëllim mbështetjen e individëve dhe familjeve të tyre të riatdhesuara nga Evropa Perëndimore në Kosovë në riintegrimin e tyre socio-ekonomik.
Projekti SUREP financohet nga Caritasi Zviceran (CaCH) dhe bashkë-implementohet me dy organizatat partnere: Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK) dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

2. Qëllimi i angazhimit
Qëllimi i këtij angazhimi është përgatitja e të gjitha dokumenteve të dosjeve të tenderëve për furnizim me pajisje dhe mjete pune të përfituesve të Granteve të projektit SUREP, si dhe procedimi i të gjitha aktiviteteve tenderuese. Përgatitja e dokumenteve të dosjeve të tenderëve do të bëhet në koordinim të plotë me ekipin e projektit SUREP, duke përfshirë edhe përpunimin dhe finalizimin e specifikave teknike të pajisjeve dhe mjeteve të punës të kërkuara nga përfituesit e Granteve përmes Planit të tyre të Biznesit.

2.1. Fokusi i angazhimit
Përgatitja e dokumenteve të dosjeve së tenderëve do të bëhet në përputhshmëri të plotë me procedurat dhe rregullat e Caritasit Zviceran dhe APPK-së, të përshtatura për projektin SUREP, duke marrë në konsideratë përshtatjen e këtyre procedurave edhe me kërkesat specifike për furnizim me pajisje dhe mjete pune nga përfituesit e Granteve.
Eksperti/ja i/e Prokurimit do të ndihmojë dhe do të punojë ngushtë me ekipin e projektit SUREP për të menaxhuar të gjithë rrjedhën e aktiviteteve të prokurimit të planifikuara për projektin SUREP.

2.2. Kohëzgjatja e angazhimit

  • Vëllimi dhe vendi: Angazhimi i Ekspertit/es planifikohet të bëhet në dy periudha, në periudhën
    janar-prill 2020 dhe gusht-nëntor 2020. Vendi i angazhimit është Prishtina.
  • Periudha kohore e angazhimit: janar 2020 - nëntor 2020, deri në 18 ditë punë.

3. Kualifikimet e kërkuara dhe detyrat kryesore
3.1. Eksperti/ja duhet të posedoi:

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Juridikut, Inxhinierisë apo fusha tjera relevante.
    Diploma Master ose certifikimet profesionale nga institucionet e licencuara për dhënie të
    kualifikimeve të prokurimit do të konsiderohen si përparësi.
  • Përvojë pune prej së paku 3 (tre) vite në realizimin e proceseve të prokurimit në projekte të caktuara
    të ngjashme (e dëshirueshëm projekte të OJQ-ve), prej tyre së paku 1 (një) vit në projektet e
    financuar nga donator të huaj. Kandidatët me përvojë në Udhëzuesit për Prokurim të Komisionit
    Evropian, si dhe udhëzuesve të donatorëve tjerë, janë të preferuar.
  • Shkathtësi kompjuterike me përvojë praktike në përdorimin e programit Microsoft Office.
  • Të flas rrjedhshëm gjuhën shqipe, njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme.

3.2. Detyrat kryesore të Ekspertit/es

  • Përgatitjen e të gjitha dokumenteve të dosjeve të tenderëve, procedimit e të gjitha proceseve
    tenderuese, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në komitetin vlerësues.
  • Përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe koordinimit me stafin e projektit SUREP, në veçanti të
    siguroj që specifikimet teknike dhe dokumentet për aktivitetet e planifikuara të përgatiten në kohë
    dhe në përputhje me kërkesat e zbatueshme të prokurimit.

4. Procedura e aplikimit:

Në formë elektronike, në e-malin: furtuna.shabani@appk.org me subjekt “Aplikim për Ekspert/e i/e Prokurimit”, duke vendosur në CC: kosovo@caritas.ch më se largu deri me 19 janar 2020, duke dërguar një CV (ne PDF) ku paraqiten angazhimet e mëparshme që plotësojnë kriteret e kualifikimit, në mënyrë specifike ato detyra që tregojnë përvojën e punës të kërkuar nga ky angazhim.

Gjithashtu, Eksperti/ja duhet të dorëzojë një ofertë financiare (për ditë pune) për të kryer këtë konsulencë.

Dokumente mbështesë të ndërlidhura me CV-në, duke përfshirë dëshmitë për kualifikimet, dëshmitë e përvojes së tij/saj të mëhershme, dhe oferta financiare janë të obligueshme të i bashkëngjitën aplikimit.

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen për hapat e mëtutjeshëm të procesit të rekrutimit.

Shikime 4364
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC