NewCo Ferronikeli Complex

Specialist i Laboratorit

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Specialist i Laboratorit

Departamenti: Kontrolli i Cilësisë dhe Mjedisit

Njësia: Laborator

Lokacioni:  Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Koordinon dhe menaxhon të gjitha funksionet në laborator
  • Zgjidh problemet teknike dhe analitike që lidhen me punën e përditshme të laboratorit
  • Zhvillon metoda prioritare për të siguruar lëshimin në kohë të komponentëve dhe produkteve të gatshme
  • Harton dhe zbaton metoda analitike, rishikon dhe miraton të dhënat dhe interpreton rezultatet
  • Siguron që analiza e mostrave të bëhet sipas standardeve dhe me një nivel të lartë integriteti dhe besueshmërie
  • Prioritizon rrjedhën ditore të punës bazuar në inputet nga prodhimi dhe burimet e jashtme
  • Mban të dhënat dhe dokumentacionin laboratorik, përgatit raporte teknike mbi aktivitetin e laboratorit
  • Mbështet kontratat e mirëmbajtjes dhe shërbimit të pajisjeve
  • Bënë vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara
  • Ndihmon në mirëmbajtjen e ISO 9001 dhe ISO 14001 për njësinë e laboratorit
  • Kryen edhe detyra tjera shtesë sipas nevojës

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Fakulteti i Shkencave Natyrore - Drejtimi Kimi
  • Minimumi i 3 viteve përvojë rutinë të operacioneve laboratorike dhe analitike në një nivel kimist
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike
  • Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Duhet të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze (obligative)

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 08/02/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Specialist i Laboratorit

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhën në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 725
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC