NewCo Ferronikeli Complex

Inxhinier i Mekanikës

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Inxhinier i Mekanikës

Departamenti: Mirëmbajtje

Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizon dhe menaxhon ekipin, përgatit dhe mbikqyr planet dhe preventivat
  • Përgatit vlerësime të detajuara të sasive dhe kostot e materialeve dhe punës së nevojshme, sipas specifikimeve te dhëna
  • Miraton nevojat te ndryshme ne lidhje me mjetet dhe makineritë që nevojiten bazuar në kërkesat e Departamenteve
  • Përgatit dokumentacionin për projektet, përfshirë dizajnet, specifikacionet teknike, paramasat dhe parallogaritë, tërë dokumentacionin teknik
  • Mbikqyr punët e instalimeve mekanike të projekteve në punishte dhe kontrollon raportin e punës në baza ditore
  • Asiston dhe bashkëpunon ngushtë me departamentet e Mirëmbajtjes dhe Prodhimit për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të fabrikës
  • Mirëmban dokumentacionin / vizatimet e duhura të pajisjeve
  • Përgatit manuale për mirëmbajtjen dhe prodhimin e pajisjeve të reja dhe të modifikuara
  • Hartim i listave të detajuara të materjaleve për prokurim ose per prodhim, (monitorim, kontroll dhe verifikim teknik i porosisë sipas kërkesës)
  • Monitorim i ecurisë së punës, cilësisë, kostove, proceseve të instalimit dhe hartimt të dokumentacionit përkatës
  • Bënë vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
  • Përvojë pune së paku 5 vite në pozicione të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike: Microsoft Office, Autocad, Microsoft Project,
  • Shkathësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Duhet të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze (obligative)

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 08/02/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier i Mekanikës”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 420
Kategoria Të tjera
Skadon 14 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC