Komuna e Malishevës

Mësimdhënës/e i/e lëndës së gjuhës angleze

	 	 

Republika  e Kosovës

Komuna e  Malishevës

Drejtoria  Për  Arsim  dhe  Edukim

Nr: 11/07

Më:06.01.2020

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2  të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068,  Udhëzimit Administrativ ( MPMS)Nr.07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik Neni 4. Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 10/2018 datë: 20.07.2018 Për Normativin Mbi Kuadrin  Profesional  të  Arsimit të  Përgjithshëm.  Drejtoria për Arsim dhe Edukim shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin  e vendeve  të punës

Viti shkollor -2020

Nr.

Niveli, Shkolla

Pozita

Vendi i lirë/zëvendesim

Numri i pozitave

orë

1

SHFMU" Habib Berisha" në Gurbardh me 12 orë mësimi dhe në SHFMU" Fehmi Agani" në Turjakë me 5 orë  mësimi në  javë

Mësimdhënës/e i/e lëndës së gjuhës angleze

Zëvendësim i lehonisë

1

17

  1. Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:
  • Formulari i aplikimit
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal(letërnjoftimi ose pasaporta)
  • Diplomat e kualifikimit(ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës jo më të vjetra se gjashtë muaj.
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Dëshmitë e përvojës në institucionet arsimore ( nëse ka)
  • certifikata e lindjes
  1. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar.

  • Kriteret e kualifikimit: Për vendin e punës mësimdhënës të lëndës së gjuhës angleze kërkohet kualifikimet: Niveli Master arsimor( 300 ECTS); sistemi katërvjeçar; Bachelor katërvjeçar( 240 ECTS), ashtu siç planifikohet me UA të MASHT-it për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm Nr. 10/2018 datë 20.07.2018.

Vetëm në mungesë të kandidatëve nga sqarimi i lartcekur, do  të shqyrtohen edhe aplikacionet e kandidatëve me kualifikim më të përafërt.

III. Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuar dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente( jo ata që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi)

SQARIM: Kandidatët  mund të konkurrojnë  në më  shumë shkolla, por me dokumente të veçanta.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kanë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Për intervistë do të ftohën ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të cekura.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë dhe orari i intervistave publikohet në web- faqen e Komunës së Malishevës.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin  e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më: 06.01.2020 më datën:20.01.2020

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,përkatësisht përmes zyrës së pritjes së palëve, në objektin e ri të Komunës së Malishevës.                 

Shikime 648
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Malishevë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC