NewCo Ferronikeli Complex

Inxhinier i Elektronikës

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Inxhinier i Elektronikës

Departamenti: Mirëmbajtje

Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizon punën e përgjithshme të Njësisë dhe ndihmon në caktimin e objektivave
  • Jep udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar shërbime profesionale dhe cilësore në fushën e zbatimit të standardeve dhe rregullave teknike
  • Punon rreth programeve investuese për modernizimin dhe rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese Përcjell dhe përkujdeset rreth realizimit të projekteve investuese dhe brenda autorizimeve të dhëna korrespondon me partnerët afarist
  • Koordinon punët rreth riparimeve të pajisjeve dhe stabilimenteve, identifikon mosfunksionimin e tyre dhe planifikon furnizimin me pjesë rezervë për këto pajisje elektronike
  • Bënë vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara
  • Kryen edhe detyra të tjera të ngjashme sipas nevojave të kompanisë

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike - Drejtimi Elektronikë Përvojë pune së paku 5 vite në pozicione të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike
  • Të kenë njohuri në punën me SCADA, PLC (Telemecanique, Siemens), qarqe elektronike, procesor, çipa dhe pajisje tjera elektronike
  • Duhet të zotërojë shkathtësi të larta për të mësuar, kuptuar dhe ekzekutuar një gamë të gjerë të proceseve, procedurave, njohurive dhe funksioneve të lidhura me punën
  • Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Duhet të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze (obligative)

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 27/01/2020, në adresën e emailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier i Elektronikës”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 1206
Kategoria Elektronikë
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC