NewCo Ferronikeli Complex

Teknik i Ngrohjes, Ventilimit dhe Klimatizimit

	 	 

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm
me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe
menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe
programe besimi për konsumatorët.
NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së
Minierave.

Pozicioni: Teknik i Ngrohjes, Ventilimit dhe Klimatizimit
Departamenti: Mirëmbajtje
Lokacioni: Drenas, Kosovë
Përmbledhja e Pozicionit: Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe funksionimin e pajisjeve të ngrohjes,
ventilimit, e posaçërisht të klimatizimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është i obliguar që t`i kryej punët në kohë dhe kualitet të lartë në përputhje me rregullat dhe
    udhëzimet teknike duke siguruar që sistemet e ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit të jenë sa më
    funksionale
  • Kujdeset dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit, identifikon problemet
    dhe bënë riparimin teknik të pajisjeve
  • Kryen mirëmbajtjen preventive ku bënë kontrollimin e rregullt të pajisjeve makinerike si dhe
    lubrifikimin e tyre sipas planit të aprovuar
  • Duhet të lexoj dhe interpretojë skemat përkatëse
  • Gjatë realizimit të punëve duhet të kujdeset për sigurimin e vendit të punës, të jetë i përgatitur
    me mjete dhe vegla të punës ashtu që puna të kryhet me sukses
  • Sipas nevojës kryen edhe detyra tjera shtesë sipas kërkesës së udhëheqësit
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
  • Diplomë e shkollës së mesme të drejtimit profesional: Instalues i ngrohjes qëndrore, ventilimit
    dhe klimatizimit ose Ngrohje dhe Klimatizim
  • Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
  • Aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe
dokumentet përcjellëse më së largu deri më 17/01/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Teknik i Ngrohjes, Ventilimit dhe Klimatizimit”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të
përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 3268
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC