HumanPower for its Client

Zhvillues Biznesi (Shitje)

	 	 

Dëshironi të punoni si Zhvillues Biznesi (Shitje) për njëren nga Radio kompanitë më të suksesshme në Kosovë? Kompania e rekrutimit HumanPower LLC është duke e menaxhuar procesin e përmbylljes së pozitës.

Pozita: Zhvillues Biznesi (Shitje)

Qyteti: Prishtine

Kontrata: Full-Time

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Analizon/ Hulumton bizneset/klientët potencialë për reklamim në Radio;
  • Analizon trendet e tregut dhe rekomandon ndryshime dhe zhvillime të Shitjes në Radio
  • Udhëheq dhe arrin objektivat e përcaktuara sipas planit të punës nga Shitja;
  • Përmirëson dhe zhvillon strategjinë e shitjes dhe marketingut të Radios, duke u siguruar që të maksimizojë mundësitë e shitjeve;
  • Negocion çmimet me klientët potencial dhe mbyllë procesin e shitjes me ta;
  • Mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e Radios me klientët;
  • Punon ngusht me drejtuesit e Radios në arritjen e caqeve (targeteve) të Shitjes;
  • Bashkëpunon me ekipin e Shitjes në teknikat e shitjes dhe dhënien e këshillave;

Aftësitë, Shkathësitë dhe Kualifikimet:

  • Studimet bachelor;
  • Përvojë paraprake të punës në fushën e shitjes;
  • Njohuri të Gjuhës Angleze, së paku nivel mesatar
  • Njohuri të mira me teknikat e ndryshme të shitjes dhe menaxhimin e saj;
  • Aftësi shumë të mira të shërbimit ndaj klientit;
  • Aftësi shumë të mira për të bashkëvepruar, komunikuar dhe negociuar në mënyrë efektive;

Si të Aplikoni

Ju lutem aplikoni përmes klikimit në butonin e mëposhtëm:

Ju lutem vëni re se konkurrimi vlenë vetëm përmes linkut të dhënë këtu.

Afati për aplikim është deri më 9 Dhjetor, ora 23:59.

Shikime 1569
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC