The North Unicorn

Kategori Menaxher Asistent (5)

	 	 

KONKURS PËR PUNË

The North Unicorn, është krijuar për të ofruar zgjidhje moderne të shitjes me pakicë, duke shfrytëzuar metodat dhe teknologjitë më të reja, që mundësojnë shitjen e produkteve të konsumit të shpejtë (FMCG).

Kompania jonë po rritet dhe po kërkojmë 5 Kategori Menaxher Asistent, që t`i bashkohen ekipit tonë!

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Hulumtimi dhe analizimi i të dhënave dhe njohurive rreth tregut;
  • Identifikimi i nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve;
  • Plani dhe zbatimi i strategjive afatgjata të zhvillimit, për kategoritë e produkteve;
  • Hartimi i strategjive dalëse për produktet e pasuksesshme;
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me shitësit;
  • Sigurimi i disponueshmërisë së produktit;
  • Krijimi i strategjisë për pozicionimin e një kategorie produktesh, në mënyrë që të maksimizohet dukshmëria e tij;
  • Përgatitja e parashikimeve për kërkesën e produktit, në mënyrë që të sigurojë qëndrueshmërinë e inventarit;
  • Përcjellja e trendit të tregut, për të identifikuar rreziqet dhe mundësitë;
  • Puna me klientët, tregtarët dhe gjetja e mënyrave të reja për zgjerimin e kategorive të produkteve;
  • Zhvillimi i marrëdhënieve të forta të punës me blerjen, marketingun dhe ekipet e shitjes është thelbësore;
  • Analizimi i të dhënave ose njohuri për të përcaktuar prirjet e industrisë dhe të konsumatorit.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare që përshtatet me kërkesat e këtij vendi të punës;
  • Njohuri të Gjuhës Turke dhe Gjuhës Angleze (obligative)
  • Përvojë pune e ngjashme, së paku 6 muaj;
  • Aftësi të shkëlqyeshme prezantimi dhe komunikimi (në të folur dhe në të shkruar);
  • Të posedojë aftësi të mira analitike të zgjidhjes së problemeve;
  • Të posedojë aftësi të mira organizative;
  • Aftësi dhe njohuri në përgatitje të raporteve;
  • Njohuri të përdorimit të paketës “Microsoft Office”.

Për të aplikuar, dërgoni CV në apliko@thenorthunicorn.com apliko@gmail.com deri më datën 12.12.2019.

 

Shikime 3855
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC