Komuna e Gjilanit

Vende të lira të punës (2)

	 	 

DREJTORIA E ARSIMIT

Në bazë të Ligjit të punës, Nr.03/L-212 neni 8 paragrafi 1 dhe 2, neni 10 nënparagrafi 2.1 si dhe në bazë  të Udhëzimit Administrativ, Nr 07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Drejtoria e Arsimit nё Gjilan shpallë këtë:

K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

 NË KOHË TË PACAKTUAR

  1. Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta

     SHFMU “Ibrahim Uruqi” në Bresalc

  • Titulli i vendit të punës: Një (1) pastrues

      Koeficienti: 4

      Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar

      Orari i plotë: 40 orë në javë

  1. Konvikti nxënësve dhe Studentëve
  • Titulli i vendit të punës: Një (1) Rojtar

      Koeficienti: 4

      Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar

      Orari i plotë: 40 orë në javë

Kushtet e konkursit:

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e rojës së shkollës:

  • Kontrollon objektin e shkollës
  • Kujdeset për tërë objektin e shkollës
  • Udhëheqë librin e kujdestarisë sipas udhëzimeve të organit udhëheqës
  • Kryen edhe punë të tjera me interes për shkollën, sipas kërkesës së drejtorisë së shkollës përkatëse

Detyrat dhe përgjegjësitë e pastruesit:

  • Kujdeset për nivelin e pastërtisë së hapësirës shkollore
  • Bënë pastrimin e dyshemeve, dyerve, dritareve, mureve, nyejve sanitare, korridoreve etj.
  • Pastrimi i rregullt i oborrit të shkollës dhe mirëmbajtja e gjelbërimit në hapësirën shkollore
  • Njofton për të gjitha dëmet dhe defektet eventuale në shkollë
  • Kujdeset për ruajtjen e objektit dhe inventarit të shkollës
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së drejtorisë së shkollës.

Kualifikimi: Përgatitja e mesme shkollore.

Për vendet e punës të cekura më lartë zbatohet puna provuese prej 6 muaj komfor nenit 15 të Ligjit të Punës.

Çdo kandidat (aplikues)për vendet e punës duhet të kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (fotokopje) si vijon:

  • Dëshmi mbi përgatitjen profesionale-kualifikimin, fotokopje e vërtetuar te noteri,
  • Dokumentin e identifikimit –kopje e letërnjoftimit,
  • Cerfitfikata për trajnime të kryera,
  • Certifikata që nuk është nën hetime dhe se nuk është i dënuar për vepra penale.
  • Certifikata mbi gjendjen shëndetësore.

Aplikacionet dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetar (QSHQ).

Afati i aplikimit është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e shpalljes në gazetën zyrtare, web-faqen e komunës dhe mjetet tjera të informimit publik.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet do të ftohen për test me shkrim dhe në intervistë.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët do t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë. 

Drejtori

Nazim Gagica

Shikime 715
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC