ArtMotion

Teknik të rrjetit - infrastrukturës “HFC” (kontroller)

	 	 

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

 K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës,

  1. Teknik të rrjetit - infrastrukturës “HFC” (kontroller)

Vendi i punës: Prizren (mbulon edhe rrethinën e Komunës së Prizrenit)

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Përgjegjës për kontrollimin sistematik të komplet infrastrukturës,
  • Kryen punët e nevojshme për zgjerim të rrjetit HFC në fazën e planifikimit,
  • Mbikqyrë projektet HFC gjatë implementimit sipas kërkesave nga udheheqësi,
  • Raporton në baza ditore për kontrollimet e rrjetit,
  • Në koordinim me planifikuesin e rrjetit, dorëzon informata për zgjerimet në rrjet,
  • Kontrollon projektet në vazhdimësi për gjendjen fizike dhe nivelin e sinjaleve dhe shërbimeve,
  • Përgjegjës për të ofruar me kohë zgjidhjet teknike për problemet e mundshme në rrjet,
  • Përgjegjës per inçizimin e zonave dhe marrjes së detajeve teknike në terren për hartimin e projekteve,
  • Pjesë e stafit për mbikqyrjen dhe për pranimet teknike të punëve të kryera nga kontraktorët dhe stafi i “Artmotion”, në bazë të emërimit nga udhëheqësi për projekte të caktuara,
  • Raporton ne baza ditore për kontrollat në rrjete duke respektuar procedurën dhe formën e raportimit të paracaktuar nga menaxhmenti,
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së stafit udhëheqës, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij.

 Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë të shkollimit të mesëm,
  • Përvojë se paku 1 vjeçare - eksperiencë pune relevante,
  • Duhet të ketë njohuri për përdorimin e instrumenteve matëse në “HFC” (spectrum analyzator),
  • Njohuri të mira për pajisjet e rrjetit “HFC” dhe “Fiber”,
  • Aftësi për të lexuar dhe kuptuar projektet në “HFC” dhe “Fiber Optic”,
  • Njohuri të përgjithshme për përdorimin e paketës “Office”,
  • Të posedojë Patent Shofer - Kategoria “B”,

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes e-mailit -  postës elektronike, në:

hr@artmotion.net

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 06.12.2019, Ora 16:00h.

Shikime 1588
Kategoria Telekomunikim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC