Instituti KAF

Praktikant në Administratë (2), Praktikant Graphic Design dhe Social Media (1)

	 	 

Titulli: Vende të lira të punës (3)

IKAF është shoqatë e specializuar për auditorë të jashtëm, kontabilistë, auditorë të brendshëm dhe vlerësues. Instituti ynë përfaqëson 2,000 individë të regjistruar deri më tani. Roli ynë është të edukojmë, përfaqësojmë dhe mbështesim anëtarët tanë.

Shpall konkurs për 3 vende të lira pune

  1. Praktikant në Administratë (2)
  2. Praktikant Graphic Design dhe Social Media (1)

Praktikant në Administratë (2)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Astiston në punët administrative dhe financiare tjera
  • Asiston në krijimin e raporteve të ndryshme sipas kërkesës së udhëheqesit të ekipit
  • Parashtron kërkesat dhe nevojat e anëtarëve tek Menaxhmenti dhe Komisionet përkatëse
  • Përkrah anëtarët e IKAF lidhur me informimin dhe mbarëvajtjen e procesit të trajnimit dhe certifikimit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë përfunduar studimet apo të jetë student i vitit të fundit në fushën e ekonomisë apo në fusha të ngjashme;
  • Të jetë i/e gatshëm për të përvetësuar njohuri të reja profesionale;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi në të folur dhe në të shkruar;
  • Të ketë aftësi në përdorimin e MS Office;
  • Të ketë njohuri të Gjuhës Angleze;

Apliko Online: Kliko ketu

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Praktikant Graphic Design dhe Social Media (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Dizajnimi dhe ridizajnimi I bannereve, paraqitja e identitetit të kompanisë në media elektronike, panaire, materiale promovuese: katalogje, vizitkarta e materiale tjera për nevoja të kompanisë;
  • Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe dizajnet e materialeve të kërkuara;
  • Të punojë në ekip me departamentet tjera përkatëse;
  • Asiston në menaxhimin e rrjeteve sociale;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë i/e gatshëm për të përvetësuar njohuri të reja profesionale;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi në të folur dhe në të shkruar;
  • Të ketë aftësi në përdorimin e Adobe Photoshop, Illustrator, InDesign, MS Office;
  • Të ketë njohuri të Gjuhës Angleze;
  • Aftësi të dëshiruara: HTML5, CSS për Email Template

Apliko Online: Kliko ketu

Shikime 2194
Kategoria Administratë
Skadon 20 ditë
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC