Guess

Asistente e Shitjes në Butik

	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Butiku GUESS pjesë e ALBI GROUP me kënaqësi vazhdonë rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, GUESS kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

Asistente e Shitjes në Butik

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre
  • Ndihmon në përzgjedhjen apo në gjetjen e produktit për klient, ku të gjithë klientët duhet të priten dhe përshëndeten me buzëqeshje dhe duke ju falënderuar
  • Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me stilin e tyre. Gjithmonë duhet ofruar konsumatorëve një mundësi kombinimi të veshjeve (parfume, syze, stoli, çantë, etj)
  • Përkujdeset për vendosjen e artikujve në rafte dhe kukulla sipas udhëzimeve të menaxherit apo merqendajzerit
  • Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët te jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj)
  • Përkujdeset për sektor të caktuar, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) sipas standardeve të kompanisë dhe depo, informon mbikëqyrësin për çdo parregullësi
  • Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ankesat e tyre dhe raporton

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme,
  • Të ketë përvojë pune në shitje,
  • Njohja e gjuhës angleze obligative,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit,
  • Të jetë energjike, aftësi të punës nën stres, me vetë iniciativë

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com deri me daten 05.12.2019.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS:  Albi, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 3508
Kategoria Shitje
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC