Prikos Solutions and Management

Përkthyes/e - anglisht/shqip (2), Përkthyes/e - serbisht/shqip (2)

	 	 

2 përkthyes/e (anglisht / shqip) dhe

2 përkthyes/e (serbisht / shqip)

Kompania Prikos Solutions and Management kërkon angazhimin e 2 përkthyesve anglisht-shqip dhe 2 përkthyesve serbisht – shqip për një kohëzgjatje të pacaktuar. Përkthyesit do të punojnë si freelance sipas kërkesave dhe porosive, me mundësi të lidhjes së kontratës të rregullt.

Përkthyesit e kanë për detyrë që të bëjnë përkthimin e materialeve të shkruara dhe të bëjnë përkthime simultane dhe/ose konsekutive në gjuhët e theksuara më lartë. Ata sigurohen që përmbajtja e përkthyer të ketë kuptim dhe të jetë e saktë. Gjatë aktiviteteve të punës, ju do të merreni me individë, institucione publike të Kosovës, donatorë ndërkombëtarë dhe kompani private.

Orari: sipas nevojës (freelance)

Vendi: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: 10 dhjetor 2019 (mesnatë)

Përgjegjësitë:

  • Përkthim i saktë dhe korrekt i dokumenteve dhe materialeve tjera nga anglishtja në shqip apo nga serbishtja në shqip.
  • Ofrimi i përkthimit simultan dhe/ose konsekutiv në takime dhe ngjarje të tjera të rëndësishme anglishtja në shqip apo nga serbishtja në shqip.
  • Përkthen një variacion dokumentesh duke përfshirë ato ligjore, biznesore, teknike, shkencore, edukative dhe komerciale.
  • Koordinimi i punës me stafin e kompanisë dhe menaxhimi brenda afateve të caktuara kohore ,te dhëna me kualitet të lartë të përkthimit.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Diplomë bachelor në gjuhë të huaj (e dëshiruar) apo në ndonjë drejtim të ngjashëm.
  • E preferueshme; minimum 3 vjet përvojë të ngjashme.
  • Përvojë pune me saktësi dhe efikasitet në një ambient dinamik.
  • Të jeni të rrjedhshëm në gjuhën e shkruar dhe të folur.
  • Të gatshëm që të udhëtoni jashtë Kosovës.

Të interesuarit të dërgojnë një CV (përfshirë referencat për punë të ngjashme) dhe një letër motivuese në këtë email: prikos.info@gmail.com

Shikime 4172
Kategoria Përkthim
Skadon 9 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC