Fondi Kosovar për Garanci Kreditore

një (1) Ekspert të Riskut të Kredisë për Financimin e Projekteve (ERKFP)

	 	 

Konform Nenit 10 të Ligjit Nr. 05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) shpall:  

KONKURS

për

një (1) Ekspert të Riskut të Kredisë për Financimin e Projekteve (ERKFP)

Numri i referencës: 01/2019

Informata të Përgjithshme

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është entitet juridik i pavarur i themeluar me ligj përkatës për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për rritje të qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve me vlerë të shtuar, përmirësimit të bilancit tregtar dhe për të zgjeruar mundësitë e financimit për NMVM- të. 

Kjo pozitë financohet përmes Marrëveshjes së Pragut midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Programi i Pragut kërkon të forcojë sektorin e energjisë duke nxitur një qasje të drejtuar nga tregu për të ulur kostot e energjisë për familjet dhe bizneset, duke inkurajuar efikasitet të energjisë dhe duke zhvilluar burime të reja të gjenerimit të energjisë elektrike. Nga Financimi i Programit të Pragut, kjo pozitë në FKGK, aktualisht është parashikuar të përfundojë në 30 Shtator 2021.

Përshkrimi i përgjegjësive të punës:

ERKFP do të punojë me Menaxherin e Lartë të Riskut të FKGK-së dhe konsulentin e Energjisë së Ripërtërishme (KER). ERKFP do të mbështesë menaxhimin e riskut të institucionit duke hartuar dhe zhvilluar procese të brendshme, duke vlerësuar aplikimet e financimit të projekteve në Energji të Ripërtërishme (ER), si dhe të modelojë mjete të riskut financiar dhe të kredisë (excel) që do të mbështesin monitorimin e portofolit të garancive në përgjithësi për institucionin dhe posaçërisht për dritaren ER. ERKFP do të jetë një punonjës me kohë të plotë në FKGK, me kontratë pune një vjeçare, me mundësi zgjatjeje.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për përkrahjen e institucionit në zhvillimin e një dritare garancie në sektorin e financimit të projekteve, Energjisë së Ripërtërishme ose rekomandime për ndryshime në produktet ekzistuese ose në dizajnimin e produkteve të reja nën dritaren e garancisë së ER;
  • PFERK ekzaminon pasqyrat financiare ekzistuese dhe të parashikuara dhe përdor raportet/normat kur analizon situatën financiare të një huamarrësi / investitori të mundshëm;
  • Ndihmon në krijimin e praktikave të menaxhimit të riskut, në fushën e financimit të projekteve në ER;
  • Zhvillon mjete të modelimit të riskut të kredisë dhe financimit të projekteve për analizimin e aplikacioneve për garanci kreditore dhe portofolin e dritares së garancisë së ER në përgjithësi;
  • Ndihmon për të analizuar dhe përpunuar aplikimet e garancive nën dritaren e financimit të projektit të ER;
  • Mbështetë monitorimin, rishikimin e duhur dhe analizon portofolin e kredisë nën dritaren e garancisë së ER, përfshirë nivelet e shfrytëzueshmërisë dhe performancën;
  • Bashkëvepron me departamentet e riskut dhe kredisë nga institucionet financiare partnere;
  • Përgatitë raporte në gjuhën angleze dhe shqipe për menaxhmentin e institucionit, Bordit të Drejtorëve dhe donatorëve të institucionit;
  • Bashkëpunon në projektimin e treguesve kryesorë të biznesit, që lidhen me portofolin e garancisë në dritaren e ER, e cila është e rëndësishme për zhvillimin e një plani biznesi, si vijon: zhvillimi i vëllimit të portofolit të garancive, NPL i portofolit të garancive, shpenzimet e provizionit, kërkesat për pagesë etj.
  • Kryen analiza të ndryshme Kuantitative dhe Kualitative për të parashikuar risqet e mundshme që institucioni është i ekspozuar në lidhje me dritaren e garancisë së ER, dhe të propozojë masa adekuate për zbutjen e risqeve;
  • Përgatitë raporte/analiza mbi zhvillimin e sektorit financiar dhe mjedisin ekonomik;
  • Përgatitë raporte/analiza mbi zhvillimet e fundit të rregulloreve dhe zhvillimet e teknologjisë në fushën e energjisë së ripërtërishme për Investitorët Privatë;
  • Përgatitë raporte të bazuara në të dhëna në gjuhën angleze dhe shqipe, bazuar në gjetjet analitike të kredisë;
  • Propozon instrumente të ri-garantimit/ri-sigurimit dhe instrumente të tjera për zbutjen e riskut për qëllime të mbrojtjes së portofolit të garancisë së kredisë së FKGK-së;
  • Monitoron nivelet e levave dhe zhvillon mekanizma paralajmërimi të hershëm për ekspozim të riskut;
  • Organizon takime të rregullta me përfaqësuesit e bankave dhe monitoron zhvillimin e dritares së garancisë së ER;
  • Mbështet Menaxherin e Lartë të Riskut në përpunimin dhe vlerësimin e kredive jo-performuese të bankës, kërkesave për pagesë, si dhe vlerëson nëse kredia i plotëson standardet dhe politikat e mandatuara të programit të garancisë;
  • Detyra shtesë sipas kërkesës nga Drejtori Menaxhues.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në ekonomi, biznes, financë, ose një fushë tjetër e rëndësishme për zhvillimin e financimit. Diploma e avancuar në financa është shumë e dëshirueshme;
  • Minimum pesë vjet (5) përvojë pune profesionale në institucionet financiare ose shërbime konsulence në fushën e riskut të kredisë dhe / ose financimit të projekteve. Aftësi ndërdisiplinore që kombinojnë riskun e kredisë dhe financimin e projektit do të konsiderohen si një pasuri shtesë;
  • Përvojë në ndërtimin e modeleve të financimit të projekteve në excel dhe modelimin e pasqyrave financiare të kredi marrësve;
  • Përvojë specifike në analizimin dhe vlerësimin e vlefshmërisë së kredisë të investimit të projekuar dhe instrumenteve të menaxhimit të riskut dhe përdorimit të tyre në financat komerciale gjithashtu vlerësohet shumë;
  • Përvoja e punës me bankat tregtare në Kosovë është shumë e vlerësuar;
  • Kuptimi i mirë i pasqyrave financiare, raporteve dhe koncepteve të riskut të kredisë;
  • Vëmendje e fortë ndaj detajeve dhe aftësi për të vërejtur mospërputhje në të dhëna;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe në të folur në gjuhën angleze;
  • Përvoja ndërkombëtare në financimin e projekteve gjithashtu vlerësohet shumë;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
  • Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të kryer detyra me mbikëqyrje minimale.

Koha, kohëzgjatja/periudha dhe pikat e detyrës

ERKFP do t'i jepet një kontratë një (1) vjeçare, e cila do të rinovohet çdo vit, me vendndodhje në zyrën e FKGK në Prishtinë. Zgjatja e kontratës së ERKFP do të bazohet në rezultate të kënaqshme të rishikimit të performancës dhe si nevojave të institucionit.   

Procedura e Aplikimit:

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV dhe Letër Motivuese;
  • Diplomat, Certifikatat dhe dokumentat tjera relevante;
  • Kontaktet e referencës nga punëdhënësi paraprak;

Të gjitha aplikacionet do të pranohen përmes postës elektronike recruitment@fondikgk.org, dhe në subjektin e emailit të shënohet: "Aplikim nga: Emri dhe Mbiemri_ Pozita"

Konkursi është i hapur deri me datën  06.12.2019, ora  16:30.

Shënim: Vetëm kandidatët në listë të shkurtër do të kontaktohen!

Shikime 437
Kategoria Financa
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC