Pozitë e Hapur: Avokat/e

RrGK shpallë pozitë të hapur pune për Avokat/e. Kandidatët/et e përzgjedhur/a planifikohet të fillojnë punën gjatë muajit janar 2020! Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në gjuhën shqipe ose anglezejobs@womensnetwork.org me titull “Avokat/e”, deri me 8 dhjetor 2019.

Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët/et e suksesshëm/e duhet të plotësojnë kërkesat minimale:

  • Angazhim maksimal për të avancuar barazin gjinore në Kosovë;
  • Të jetë avokat/e i/e licencuar;
  • Së paku dy vite përvojë pune;
  • Njohuri dhe ndjeshmëri për dhunën ndaj grave dhe qasje njerëzore;
  • Qasje e kujdesshme në komunikimin dhe punën me personat që kanë përjetuar trauma të shkaktuar si pasojë e përjetimit të formave të ndryshme të dhunës;
  • Njohuri të gjera rreth dhunës në familje, përfshirë kornizën ligjore përkatëse në Kosovë;
  • Njohuri për kornizën ligjore në Kosovë dhe aftësi për të mbështetur ndërmarrjen e hapave proceduralë për të mbajtur institucione të ndryshme të përgjegjshme për zbatimin e përgjegjësive të tyre ligjore;
  • Njohuri mbi qështjejt gjinore apo i/e apasionuar për të fituar më shumë njohuri në këtë fushë;
  • Njohja e gjuhës serbe dhe angleze do të konsiderohet përparësi.

Detyrat përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

Avokati/ja do të mbështesë RrGK duke përfaqësuar viktimat e dhunës që kanë nevojë për përfaqësim në gjyakatë dhe në procedurat e tjera të ndërlidhura me rastet e tyre, apo rastet e strehuara në strehimore të dhunës në familje e që kanë nevojë për përfaqësim ligjor, si dhe nga ofruesit e shërbimeve dhe përfaqësueset tjera të Organizatave Jo-Qeveritare të udhëhequra nga gratë.

  • Të përfaqësoj gratë dhe vajzat që janë viktima të formave të ndryshme të dhunës gjatë trajtimit të rasteve të tyre nga gjykatat vendore të të gjitha niveleve;
  • Të ndihmojë përfaqësueset e OJQ-ve të përpilojnë ankesat dhe të adresojnë ato tek institucionet relevante me qëllim të kërkimit të llogaridhënies në rastet kur institucionet nuk reagojnë në përputhje me kornizën ligjore;

Aplikacionet e pakompletuara dhe aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së nuk pranohen dhe thirrje të tilla mund të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e për këtë pozitë.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

TAGS: Rrjeti i Grave te Kosoves, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1347
Kategoria Juridik
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC