The Kosovo Women's Network (KWN)

Koordiantor/e për avokim dhe hulumtim mbi Dhunën me Bazë Gjinore

	 	 

Pozitë e Hapur: Koordiantor/e për avokim dhe hulumtim mbi Dhunën me Bazë Gjinore

RrGK shpallë pozitë të hapur pune për Koordiantor/e për Avokim dhe Hulumtim mbi Dhunën me Bazë Gjinore. Kandidatët/et e përzgjedhur/a planifikohet të fillojnë punën gjatë muajit janar 2020! Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në gjuhën shqipe ose anglezejobs@womensnetwork.org me titull “Koordiantor/e për Avokim dhe Hulumtim mbi Dhunën me Bazë Gjinore”, deri me 8 dhjetor 2019.

Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët/et e suksesshëm/e duhet të plotësojnë kërkesat minimale:

  • Angazhim maksimal për të avancuar barazin gjinore në Kosovë;
  • Të jetë i/e diplomuar në shkenca sociale dhe/apo juridik;
  • Njohuri dhe ndjeshmëri për dhunën ndaj grave dhe qasje njerëzore;
  • Njohuri të gjera rreth dhunës me bazë gjinore;
  • Njohja e Konventës së Stambollit konsiderohet përparësi;
  • Përvoja në koordinim të projekteve konsiderohet përparësi;
  • Të ketë përvojë në koordinim të hulumtimeve sociale;
  • Të ketë njohuri në analizë të të dhënave kualitative dhe në shkrim të raporteve në bazë të gjetjeve;
  • Qasje e kujdesshme në komunikimin dhe punën me personat që kanë përjetuar trauma të shkaktuar si pasojë e përjetimit të formave të ndryshme të dhunës;
  • Gatishmëri për të folur në publik;
  • Së paku dy vite përvojë pune;
  • Njohuri mbi qështjet gjinore apo i/e apasionuar për të fituar më shumë njohuri në këtë fushë;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Njohja e gjuhës serbe konsiderohet përparësi;
  • Aftësi për të punuar dhe zgjidhur problemet në mënyrë të pavarur;
  • Të jetë i/e motivuar.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Zbatimi dhe monitorimi i strategjisë avokuese dhe përditësimi sipas nevojës;
  • Të koordinojë zbatimin e strategjisë së sipërpërmendur të avokimit në bashkëpunim të ngushtë me palët e tjera të interesuara, duke i përfshirë sa më shumë që është e mundur në nisma avokuese;
  • Të mbështesë organizimin e ngjarjeve në rrugë lidhur me trajtimin e dhunës me bazë gjinore;
  • Të identifikojë mënyra për të vendosur kontakt me persona jashtë Prishtinës dhe me grupet e synuara, në bashkëpunim të ngushtë me aktorë të tjerë;
  • Të bëjë kërkesa për të dhëna në institucione, sipas nevojës;
  • Të marrë pjesë në takime dhe trajnime tjera për këtë temë;
  • Të ndihmojë në shkrimin e raporteve për donatorët;
  • Të përgatisë materiale të tjera publike të ngjashme, sipas nevojës;
  • Të koordinoj monitorimin dhe të dokumentojë trajtimin e personave që kanë pësuar dhunë me baza gjinore nga institucionet përkatëse, duke siguruar konfidencailitetin e informatave personale;
  • Të kryejë detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti.

Aplikacionet e pakompletuara dhe aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së nuk pranohen dhe thirrje të tilla mund të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e për këtë pozitë.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

TAGS: Rrjeti i Grave te Kosoves, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1479
Kategoria Juridik
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC