Oxa Group

Zyrtar për burime njerëzore

	 	 

Kompania OXA-GROUP me seli në Ferizaj hap konkurs për pozitën:

Zyrtar Për Burime Njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Implementon politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore në përputhje me politikat dhe procedurat e kompanisë si dhe ligjeve të Kosovës;
  • Merr pjese aktivisht në rekrutimin e stafit,përgaditjen edhe publikimin e thirrjeve ,përgatitjen e përgjegjësive te punës për pozitat e reja dhe përditësimin e tyre aktuale ;
  • Orienton stafin e ri në punë ;
  • Është pika e pare e kontaktit për adresimin e problemeve, kërkesave dhe nevojave te punonjëseve në lidhje me vendin e punës ;
  • Përpilon kontratat e punës dhe shkëputjet e kontratave;
  • Përkujdeset për dosjet virtuale dhe fizike të punësuarve në mënyrë qe të jenë  të përditësuara;  dhe te plotësuara  me dokumentacionet e nevojshme;
  • Përgatitë listat e pagave për të punësuarit dhe administron me benefitet ;
  • Evidenton dhe mirëmban pushimet vjetore ,mjekësore të të punësuarave ;
  • Përkujdeset për sistemin e hyrje daljeve ne kompani;
  • Si dhe detyra të tjera të ndërlidhura me natyrën e punës.

 Kushtet për aplikim:

  • Diplomë Universitare ;
  • Të ketë përvojë pune së paku 1 vjeçare, përvoja në fushat relevante përbën avantazh ;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar  dhe në të folur ;
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
  • Njohuri të avancuara të punës me kompjuter ;
  • Të njohë gjuhën angleze , njohja e ndonjë gjuhe tjetër përbën avantazh;
  • Kandidatët preferohen të jenë nga Komuna e Ferizajt apo rrethina .

Çka ofron kompania:

  • Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi;
  • Mundësi avancimi në karrierë;
  • Pagë konkurruese;
  • Shujtë ditore.

Për të aplikuar  duhet të dërgoni një CV në adresën elektronike hr@oxa-group.com duke cekur emrin e pozitës në Subjekt – Zyrtar për Burime Njerëzore

Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese,referencë,certifikata të trajnimeve etj,  do të merret parasysh.

Afati fundit për aplikim është data 15/12/2019

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS:  OXA Group , FerizajKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2635
Kategoria Administratë
Skadon 10 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC