BP Home

Inxhinier/e i/e Termoenergjetikës

	 	 

SHPALLJE PËR PUNË

Bp Home Investment është kompani investive dhe zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë në Kosovë, tani me projektet e fundit i ka hapur dyert për bashkëpunim me tregjet europiane dhe amerikane. Si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare, kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim personal për individë ambicioz, të përkushtuar dhe me standarde të larta profesionale.

Pozita: Inxhinier/e i/e Termoenergjetikës (HVAC)

Vendi i punës: BP HOME INVESTMENT

Paga: Konkurruese

Kohëzgjatja: E pakufizuar

Data e fillimit: Dhjetor/Janar 2019

Kualifikimet themelore:

Edukimi: Fakulteti i Inxhinierisë / Drejtimi Termoenergjetikë dhe Termoteknikë

Përvoja: Së paku 4 vite përvojë profesionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Bën analizë të plotë për fazën e instalimeve të zgjidhjeve për termoteknikë/termoenergjetikë për projekte të ndryshme të ndërtimit për shtëpi, lagje, module dhe elemente konstruktive të parafabrikuara;
  • Angazhohet në dizajnim dhe projektim të instalimeve për ngrohje-ftohje, të planifikuara nga kompania;
  • Jep rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
  • Kryen punë të tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen në implementimin e projekteve të kompanisë, etj.
  • Organizon/mbështet dhe jep instruksione për kontraktorët e kompanisë dhe bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Informon udhëheqësit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin dhe implementimin e detyrave nga udhëheqësi dhe implementimin e tyre në vend-punim;
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga eprori;
  • Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerë kompanisë;
  • Jep rekomandime profesionale lidhur me projektet aktuale dhe të ardhshme për nevojat e kompanisë;
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejt;
  • Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë.

Kualifikimet Minimale:

Kandidati/ja duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në ndërtim/menaxhim ndërtimi dhe në pozita të ngjajshme së paku 4 vite.

Po ashtu, kandidati/ja duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim); të ketë shkathtësi funksionale dhe teknike; të ketë aftësi për të identifikuar prioritete, të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit dhe hulumtimit në internet.

Kandidati/ja duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në në e-mail adresen info@bp-home.com

Në subjekt të e-mailit duhet të përshkruhet pozita për të cilën aplikoni. Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 15 Dhjetor 2019.

TAGS: BP HomePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1055
Kategoria Të tjera
Skadon 10 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC