Minna Fashion

Menaxher/e i/e Marketingut

	 	 

Jemi duke kërkuar Menaxher/e të Marketingut për të mbikëqyrur operacionet dhe udhëhequr stafin e Departamentit Marketingut. Menaxher-ja/i e/i Marketingut do të bashkëpunojë me stafin për të caktuar objektivat e projekteve, të delegoj detyrat tek anëtarët e duhur të ekipit, të udhëheqë projektet hulumtuese, të analizoj të dhënat dhe vlerësoj projektet për të siguruar që ato i plotësojnë pritjet tona, përfaqësojnë siç duhet Brendin dhe arrijnë rezultatet e dëshiruara. Ajo/Ai gjithashtu mund të ndihmojë në procesin e punësimit dhe vlerësimit të stafit.

Përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrja e operacioneve të departamentit të marketingut dhe stafin.
  • Puna me stafin dhe partnerët tanë për të krijuar dhe përmbushur qëllimet e projekteve dhe për të krijuar dhe zbatuar buxhetet në afatet kohore.
  • Zhvillimi i strategjive të marketingut për të rritur interesimin e klientëve për produktet tona.
  • Monitorimi i progresit të projekteve që nga planifikimi deri tek ekzekutimi dhe vlerësimi i efikasitetit.
  • Negociimi i marrëveshjeve me partnerët tanë.
  • Iniciimi dhe udhëheqja e përpjekjeve hulumtuese.
  • Mbledhja dhe analizimi i të dhënave dhe prezantimi i rezultateve për menaxhmentin.
  • Pjesëmarrja në procesin e punësimit dhe vlerësimit të punonjësve brenda Departamentit të Marketingut.
  • Ofrimi i ekspertizës në marketing dhe metodave të reklamimit për produkte të reja ose ekzistuese.

Kërkesat për menaxher-i/e të marketingut:

  • Diplomë Bachelor në marketing ose fushë të ngjashme.
  • 6+ muaj përvojë në fushën përkatëse, përvoja në menaxhim do të vlerësohet.
  • Njohja e parimeve dhe teknikave të dizajnit dhe marketingut.
  • Aftësia për të zhvilluar strategji bazuar në tendencat dhe zhvillimet e industrisë.
  • Aftësi të jashtëzakonshme organizative, punës ekipore dhe “multitasking”, veçanërisht kur punoni me projekte / ekipe të shumëfishta.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të menaxhimit, negocimit, dëgjimit dhe komunikimit verbal si dhe në të shkruar.
  • Vendosmëri dhe aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve, veçanërisht nën stres.
  • Aftësia për të zhvilluar dhe mbajtur relacione profesionale.

Aftësitë, përvojat dhe ekspertizat shtesë do të vlerësohen.

Apliko permes telefonit: 049747082

Apo email: minnafashionhr@gmail.com

Shikime 2983
Kategoria Marketing & PR
Skadon 9 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC