Oxa Group

Praktikantë në administratë

	 	 

KONKURS

OXA Group shpall konkurs për Praktikantë në administratë ;

Lokacioni: Ferizaj

Periudha: 3 muaj (me pagesë)

Orari: 09:00-16:00

Përshkrimi

OXA Group kërkon student/e të fushës së Ekonomisë, të interesuar për të kryer punë praktike në fushën e lartpërmendur.

Përmes kësaj pune praktike kandidatët do të mund të pasurojnë njohuritë e tyre teorike me ato praktike.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ndihmon mentorin e tij/saj në të gjitha punët që kërkohen;
  • Përcjell kryerjen e punëve nga mentori/ja për të përvetësuar sa më shumë nga përvoja e tij/saj;
  • Mëson përdorimin e software-ve të kompanisë, si Microsoft Dynamics AX;
  • Ndihmon rreth punëve administrative;
  • Si dhe punë të tjera të caktuara nga mentori/ja të ndërlidhura ma natyrën e punës.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:                                    

  • Të jenë student apo të posa diplomuar të fakultetit ekonomik apo fushave tjera relevante;
  • Të jenë të moshës 18-25 vjet;
  • Të kenë njohuri shumë të mira në MS Office (Word, Excel dhe Outlook);
  • Të kenë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të jenë dinamik, fleksibil, kreativ dhe të gatshëm për punë në ekip.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV tuaj në postën elektronike hr@oxa-group.com duke cekur pozitën në subjekt .

Aplikimi mbetet i hapur deri me datë 23/11/2019.

TAGS:  OXA Group , FerizajKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1671
Kategoria Administratë
Skadon 11 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC