Fresh-co shpk

Dizajner Grafik

	 	 

Kompania Fresh-Co në Pejë e cila merret me prodhimin dhe distribuimin e produkteve higjienike, shpallë konkurs:

Funksioni:

Dizajneri Grafik është përgjegjës për zhvillimin dhe dizajnimin e koncepteve dhe materialeve të ndryshme kreative për kompaninë dhe pune te tjera administrative sipas nevojes.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Dizajnimi dhe ridizajnimi I produkteve ( paketimeve ), paraqitja e identitetit të kompanisë në media elektronike, panaire, materiale promovuese: katalogje, vizitkarta e materiale tjera për nevoja të kompanisë;
  •  Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe dizajnet e materialeve të kërkuara;
  • Propozimi i ideve të reja kreative të promovimit të produkteve të cilat ofron kompania;
  • Të punojë në ekip me departamentin e marketingut dhe departamentet tjera përkatëse;
  • Të jetë kontakt kryesor me studio grafike dhe shtypshkronjat;
  • Të i përmbahet afateve kohore të paracaktuara për realizimin e projekteve;
  • Detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Kualifikimet:

  • Njohja e gjuhes angleze ne te shkruar dhe ne te folur eshte obligative;
  • Përvojë pune paraprake në dizajn grafik;
  • Njohuri në procesin e printimit dhe realizimit të produkteve;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në Adobe Illustrator, InDesign, Photoshop, Corel Draw, Micrososft Office (Word, Excel, Powerpoint) dhe aplikacione tjera të ngjajshme;
  • Shkathtësi ndërnjerëzore të shkëlqyeshme;
  • Të ketë aftësi koordinimi, komunikimi dhe prezantimi të ideve;
  • Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ofroj ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës, dhe të ketë vëmendje të përkushtuar ndaj detajeve;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV, në e-mail gramos.zeka@fresh-co.net

Aplikantët të jenë banorë të Pejës.

Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

TAGS: Fresh-Co ShpkPejeKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2581
Kategoria Art & Dizajn
Skadon 17 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC