Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)

Fotograf

	 	 

K O N K U R S

Për zgjedhjen e një (1) Fotografi në Departamenti për Shërbime me Konsumator dhe Media, në  Ndërmarrjen Publike Banesore –SH.A me seli në Prishtinë.

Orari: I plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë e përgjithshme

  • Është përgjegjës për realizimin e objektivave të caktuara nga Menaxheri i Divizionit të zyrës së Mediave, i cili është në kuadër të Departamentit për Shërbime me Konsumator dhe Media;
  • Ndihmon Menaxherin dhe bashkëpunon me zyrtarët e tjerë në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës, për përmbushjen e objektivave të Dep. të Shërbimeve më Konusmatorë & Media në veçanti dhe NPB në përgjithësi.
  • Të jetë në gjendje të siguroj fotografi profesionale, të bëjë montazh, video dhe të siguroj material të mjaftueshëm dhe të nevojshëm për zhvillimin e PR-it dhe Marketingut në Divizionin e Mediave;

Detyrat dhe përgjegjësitë specifike

  • Organizon procesin e marrjes së fotografive dhe videove që nga fillimi deri në përfundim të ngjarjeve, punëve, eventeve etj., të caktuara nga NPB;
  • Të përcjellë me fotografi dhe video gjendjen e ndërtesave para dhe pas renovimeve dhe investimeve, të cilat janë pjesë e projektit për Renovim dhe Mirëmbajtje me NPB;
  • Merrë pjesë në takimet e Divizionit për Media si dhe organizon, propozon dhe ndihmon në shtrirje të strategjisë së marketingut dhe PR-it në rrjete sociale;
  • Është përgjegjës për sigurimin e fotografimeve profesionale dhe videove që ndihmojnë në zhvillimin e Pr-it dhe Marketingut të NPB-së;
  • Është përgjegjës për ruajtjen e pajisjeve të punës që kanë të bëjnë më Divizionin e Mediave;
  • Mban evidencë për të gjitha punët të cilat realizohen nga Divizioni i Mediave dhe i dorëzon tek Departamenti i Shërbimeve me Konsumatorë dhe Media për arkivim;

Kualifikimet:

  • Të këtë të përfunduar shkollën e mesme profesionale;
  • Bartësi i vendit të punës duhet të ketë së paku 2 vjet përvojë punë në pozitën e kërkuar;
  • Të ketë aftësi kompjuterike të programeve Microsoft Office si dhe në programet për editim të fotove dhe videove, në veçanti në programet ADOBE COLLECTION 
  • Të njoh pajisjet/aparatet fotografike dhe vizulele
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Përparësi kanë kandidatët që kanë të kryer kurse apo trajnime për fotograf ose dizajn grafik;

Kualifikimet tjera:

  • Çertifikime tjera gjatë karrierës profesionale;
  • Të ketë njohuri rreth punës dhe mirëmbajtjes së rrjeteve sociale;

Procedura e Konkurrimit

Kandidati-ja për pozitën Fotograf në Departamenti për Shërbime me Konsumator dhe Media duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:

  • CV-në;
  • Dëshminë e Shkollimit;
  • Dëshminë për Përvojën e Punës;
  • Kopjen e Lejës së Njoftimit; dhe
  • Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.        

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore - SHA në Prishtinë, rruga “Xhevdet Doda”,nr.32, Prishtinë ose përmes e-mailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com.

Kandidatët  të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë. Dokumentet e pa kompletuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen. Konkursi është i hapur nga data 08 nëntor 2019– 22 nëntor 2019 ora 16:00.

TAGS: NPBPrishtinëKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

 

Shikime 1252
Kategoria Art & Dizajn
Skadon 10 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC