BP Home

Asistent/e i/e Marketingut

	 	 

BP Home Header

SHPALLJE PËR PUNË

“Bp Home Investment”, me seli në Lagjen Tophane-Prishtinë, Rr. Josip Rela 9, është kompani zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë, prodhimit, inovacionit dhe teknologjisë në Kosovë. Kompania është në rritje e sipër dhe vazhdimisht në zgjerim të aktiviteteve të saja. Së fundit, si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare, kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim personal dhe profesional për individë ambicioz, të përkushtuar dhe me standarde të larta profesionale.

Pozita:                 Asistent/e i/e Marketingut

Paga:                   Konkurruese

Data e fillimit:     Dhjetor, 2019       

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Asiston në aktivitete të ndryshme në ekzekutimin e planeve të marketingut (offline/online);
  • Asiston në implementimin e strategjisë së marketingut;
  • Asiston dhe editon përmbajtje (“content”) për publikime, shkrime, video, web-faqe dhe mediume tjera;
  • Asiston dhe editon në përmbajten e kanaleve të komunikimit/prezencës (web faqe, media sociale, mediat tjera, etj);
  • Asiston në ndërtimin e “brand-it” dhe besueshmërinë e kompanisë/produktit mes klientëve dhe kompanisë, por dhe brenda organizatës dhe kolegëve (internal marketing);
  • Asiston në krijimin dhe menaxhimin e kampanjave të marketingut në bazë të kërkesave;
  • Asiston në gjenerimin e “marketing leads” përmes kanaleve të komunikimit/ marketingut;
  • Asiston në menaxhimin dhe organizimin e PR aktiviteteve dhe ngjarjeve (events);
  • Asiston në promovim të produkteve/shërbimeve/projekteve të kompanisë në hapësirat offline dhe online
  • Asiston në rishikimin e aktiviteteve të marketingut, performancën (buxheti, KPI, rezultatet, etj)
  • Monitoron zhvillimin e konkurencës dhe zhvillimin e nevojave të klientëve;
  • Asiston në hulumtime profesionale të tregut, duke e analizuar mirë pozicionimin e kompanisë;
  • Bashkëpunon me eprorët lidhur me idetë dhe iniciativat e reja, gjithëmonë duke menduar, vepruar dhe respektuar korrnizat e rregullave e të etikës së kompanisë dhe brandit të saj;
  • Respekton etikën dhe rregullat e caktuara të brandit dhe mishëron kulturën e kompanisë;
  • Mbron vlerat e organizatës duke i mbajtur informacionet konfidenciale;
  • Zhvillon njohuri të vazhdueshme rreth fushës profesioanle dhe shërbimeve të marketingut;
  • Rekomandon ndryshime/përmirësime në bazë të ndryshimeve në treg;
  • Jep sygjerime për të gjitha elementet e marketing mix;
  • Kontribuon përmes punës ekipore për të realizuar rezultatet e planifikuara;
  • Përgatit raporte dhe jep rekomandime për kompaninë;
  • Përgatit raportetet javore, mujore në varësi të kërkesave;
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë.

KUALIFIKIMET MINIMALE:

Kandidati/ja për pozitën e Asistent/e i/e Marketingut duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative.

  • Përvojë paraprake në pozita të ngjashme nga 2-3 vite.
  • Ka njohuri të shkëlqyeshme në menaxhimin e mediave sociale me fokus tek marketingu digjital;
  • Ka njohuri të shkëlqyer rreth përdorimit të web faqeve;
  • Shkollim në drejtime relevante (Marketing, Biznes, Ekonomi);
  • Kandidati/ja duhet të ketë njohuri të shkëlqyer të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.

Po ashtu, si parim gjeneral kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara; të ketë aftësi për të identifikuar prioritete; të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit dhe hulumtimit në internet.

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë së bashku CV-në dhe një letër motivuese/mbështetëse në e-mail në adresën: info@bp-home.com

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 20 Nëntor 2019. Aplikacionet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren në konsiderim.

TAGS: BP HomePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2020
Kategoria Marketing & PR
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC