Migros Group

Asistent/e i/e Brend Menaxherit

	 	 

MIGROS Group sh.p.k. shpall konkurs për pozitën:

Asistent/e i/e Brend Menaxherit – Fushë Kosovë

Migros Group është themeluar si biznes familjar në vitin 1978, në tregtimin e pemëve dhe perimeve, dhe që nga atëherë është zgjeruar në fusha të ndryshme të produkteve industriale për konzum ditor. Sot kompania është një nga liderët në fushën e importit dhe distribuimit të brendeve të mëdha ndërkombëtare dhe atyre rajonale në territorin e Kosoves. Disa nga brendet e njohura përfshijnë: Nestlé, Colgate Palmolive, AIA, Saponia , Selpak , Monini, Scotti, Zvijezda, Jamnica, Koestlin, Calvo, Kandit ,Croco, Kotanyi, Bimilk, Costa d’Oro, Bauer, etj.

 Përgjegjësitë kryesore: 

  • Kryen dhe mirëmban punët administrative të Zyrës
  • Punon ngushtë dhe në menyrë efektive me Brend Menaxherin për ta mbajtur të informuar rreth problematikave dhe angazhimeve të hasura në Departament
  • Përcjellë balancin mes dinamikës së furnizimeve-shitjes-stoqeve
  • Kontrollon dhe analizon raporte dhe dokumente të ndryshme të Departamentit Shitje dhe Furnizim
  • Analiza e prezencës të produkteve në treg (konkurrenca, çmimet, promocionet)
  • Pergatitja e raporteve të ndryshme të cilat ju kërkohen

Kushtet e përgjithshme:

  • Preferohet shkollim i lartë professional në fushën e Ekomomisë
  • Njohja e gjuhës angleze obligative
  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike si dhe i gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani
  • Të ketë patent shoferin kat. B

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: hr@super-viva.com, deri më date 12.11.2019

TEK SUBJEKTI TË CEKET POZITA PËR TË CILËN APLIKONI, në të kundërtën aplikacionet janë të pavlefshme.

TAGS: Migros GroupPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2891
Kategoria Menaxhment
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC