Finca Kosovo

Nënpunës/e për mbledhjen e kredive (Ferizaj)

	 	 

FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 2.3 milion klientë. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, FINCA Kosovë shpallë:

KONKURS

NËNPUNËS/E PËR MBLEDHJEN E KREDIVE – DEGA FERIZAJ

PËRGJEGJËSITË:

  • Të kontaktojë dhe menaxhojë në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
  • Të bëj vizita të rregullta në teren te klientët në portfolion e saj/tij si dhe tek organet e përmbarimit;
  • Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
  • Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat;
  • Të ndërmerrë veprime përmbarimore pranë Gjykatave;
  • Të përfaqësoj institucionin në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
  • Të përgatitë raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij;
  • Të kryej punë të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e ekspozimeve jo-performuese.

KUALIFIKIMET:

  • Preferohet të jetë i diplomuar në fushën e Drejtësisë, Ekonomisë apo administrim Biznesi
  • Eksperiencë pune në mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie, procedurën përmbarimore,  apo të ngjashme përbën avantazh;
  • Aftësi të shquara komunikuese dhe organizative;
  • Aftësi të shquara analitike;
  • I/E dedikuar dhe i/e vetëmotivuar për sukses;
  • Njohuri të paketës Microsoft Office;
  • Të posedojë Patent Shofer kategorinë “B”;
  • Njohje të mirë të gjuhës Angleze.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org, ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën: recruitment@fincakosovo.org apo në hr@fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Kandidatet femra inkurajohen të aplikojnë. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 15/11/2019

www.fincakosovo.org

TAGS: Finca, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1671
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC