Albi Group

Dizajner Grafik (2)

	 	 

Bëhu pjesë e ekipit tonë!

Albi Group me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës.

Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Group kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si :

Dizajner Grafik (2 vende pune)

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Dizajnimi i katalogëve, broshurave, fllajerave, posterave, sipas kërkesave të kompanisë;
  • Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe dizajnet e materialeve të kërkuara;
  • Të jetë kreativ/e për të prodhuar ide dhe koncepte të reja;
  • T’ i përmbahet afateve kohore të paracaktuara për zhvillimin e dizajneve;
  • Detyra tjera në lëminë e dizajnit

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme, i preferuar universiteti ne drejtimet komunikim vizuel, dizajn grafik ose marketing
  • Të ketë përvojë punë të ngjashme,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Njohja e gjuhës angleze,
  • Të jetë energjik, të ketë aftësi të punës nën stres, të jetë me vetë iniciativë,
  • Aftësi të mira komunikimi,
  • Të jetë i motivuar, kreativ dhe fleksibil për punë.

Njohja e programeve:

  • Obligative: Adobe Photoshop, Illustrator, InDesign ose Corel Draw
  • Përparësi: (Motion Designer): Affter Effect, Premier.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, dokumentet e tjera shoqëruese dhe PORTFOLION duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com

Duke ju falenderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS: Albi GroupPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

 

Shikime 3305
Kategoria Art & Dizajn
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC