The Kosovo Women's Network (KWN)

Asistent/e i/e Hulumtimit

	 	 

Pozitë e Hapur: Asistent/e i/e Hulumtimit

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është duke realizuar hulumtimin mbi rolin e grave në ndërtimin e paqes, me fokus në nevojat, realitetin dhe veprimet e vajzave në periudhën e konfliktit dhe pas-konfliktit, përfshirë këtu edhe kontributin e tyre në paqe dhe siguri. Përmes këtij hulumtimi do të identifikohen perspektivat dhe prioritetet e vajzave lidhur me paqen dhe sigurinë. Gjetjet e këtij hulumtimi do të shfrytëzohen për dizajnimin e fushatave avokuese për promovimin e përfshirjes së vajzave në ndërtimin e paqes.

Për këtë arsye, RrGK shpallë pozitë të hapur për Asistent/e të Hulumtimit. Kandidatët/et e suksesshëm/e duhet të posedojnë:

  • Të ketë njohuri bazike mbi rolin e grave në proceset e ndërtimit të paqes;
  • Përvoja e mëparshme në hulumtime e dëshirueshme;
  • Shkathtësi në komunikim dhe transmetim të informatës;
  • Shkathtësi në transkriptimin dhe kodimin e intervistave;
  • Të kenë interesim në fushën e lirisë dhe të drejtave të njeriut si dhe çështje të tjera me
  • rëndësi në shoqëri;
  • Të ruajnë informatat e marra nga të intervistuarit;
  • Të respektojnë natyrën e ndjeshme të hulumtimit;
  • Të respektojnë udhëzimet e marra nga koordinatorja dhe udhëheqësja e hulumtimit;
  • Të jenë të gatshëm të udhëtojnë në të gjitha rajonet e Kosovës;
  • Të kenë vullnet dhe dëshirë për të qenë pjesë e hulumtimit cilësor dhe sasior.

Që të jeni pjesë e këtij hulumtimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në jobs@womensnetwork.org, deri më 26 tetor, në ora 17:00, me titullin: “RrGK- Asistent/e i/e Hulumtimit“.

Aplikacionet e pakompletuara dhe aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së nuk pranohen dhe thirrje të tilla mund të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e për këtë pozitë.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

TAGS: Rrjeti i Grave te Kosoves, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1414
Skadon 9 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC