The Kosovo Women's Network (KWN)

Koordinator/e dhe Hulumtues/e

	 	 

Pozitë e Hapur: Koordinator/e dhe Hulumtues/e

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është duke realizuar hulumtimin mbi rolin e grave në ndërtimin e paqes, me fokus në nevojat, realitetin dhe veprimet e vajzave në periudhën e konfliktit dhe pas-konfliktit, përfshirë këtu edhe kontributin e tyre në paqe dhe siguri. Përmes këtij hulumtimi do të identifikohen perspektivat dhe prioritetet e vajzave lidhur me paqen dhe sigurinë. Gjetjet e këtij hulumtimi do të shfrytëzohen për dizajnimin e fushatave avokuese për promovimin e përfshirjes së vajzave në ndërtimin e paqes.

Për këtë arsye, RrGK shpallë pozitë të hapur për Koordinator/e dhe Hulumtues/e. Kjo pozitë është me orar të plotë, me mundësi vazhdimi bazuar në performancë. Kontrata do të fillojë në nëntor 2019.

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në jobs@womensnetwork.org, deri më 26 tetor, në ora 17:00, me titull: “Pozitë e hapur - Koordinator/e dhe Hulumtues/e”.

Kandidatët/et e suksesshëm/e duhet të plotësojnë kërkesat minimale:

  • Angazhim maksimal për të avancuar barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
  • Niveli bachelor në studime sociale ose të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe/ose angleze;
  • Përvoja e mëparshme në koordinim të projekteve e dëshirueshme;
  • Përvoja e mëparshme në hulumtime e dëshirueshme;
  • Njohuri mbi rolin e grave në proceset e ndërtimit të paqes;
  • Ndjeshmëri dhe qasje të kujdesshme gjatë aktiviteteve;
  • Aftësi të forta ndërpersonale dhe aftësi për të bashkëpunuar mirë me një ekip dhe me organizata të tjera joqeveritare të ndryshme;
  • Shkathtësi në transkriptimin dhe kodimin e intervistave;
  • Të kenë interesim në fushën e lirisë dhe të drejtave të njeriut si dhe çështje të tjera me
  • rëndësi në shoqëri;
  • Të ruajnë informatat e marra nga të intervistuarit;
  • Të respektojnë natyrën e ndjeshme të hulumtimit;
  • Kujdesi ndaj detajeve është thelbësor;
  • Aftësi për të punuar dhe zgjidhur problemet në mënyrë të pavarur;
  • Të jetë i/e motivuar.

Aplikacionet e pakompletuara dhe aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së nuk pranohen dhe thirrje të tilla mund të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e për këtë pozitë.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

TAGS: Rrjeti i Grave te Kosoves, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1412
Skadon 10 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC