Down Syndrome Kosova

Thirrje për trajner për trajnimin e mësimdhënësve

	 	 

Thirrje për trajner për trajnimin e mësimdhënësve në lidhje me qasjen pedagogjike të mësimdhënsëve ndaj nëxënësve me sindromën Down në cilin shkollor të mesëm të lartë profesional.  

Informata të përgjithshme

Shoqata  Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare me status Shoqatë e themeluar në Mars të vitit 2007. Shoqata është themeluar nga prindërit e individëve me sindromë Down.

Misioni i shoqatës është ngritja e dinjitetit të individëve me sindromë Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar dhe lobuar për të drejtat dhe respektimin e këtyre të drejtave, për ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri për individët me sindromë Down.

Shoqata Down Syndrome Kosova ka shtrirje në pesë regjione të Republikës te Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.

DSK deri më tani ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron 920 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin e të drejtave të personave të me sindromën Down dhe persona me aftësi të kufizuar në sigurimin e shërbimeve ekzistuese dhe profesionale që ndikojnë në mirëqenien dhe përmirësimin e standardi të jetesës.

DSK është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome Internationa (DSI), European Down Syndrome Assiociation(EDSA) dhe Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), memorandume bashkëpunimi me Qendren Klinike Universitare-QKUK, MB (Medilab), Klinikën Kubati, Poliklinika Shoshi, Laboratori Fati im, OJQ Handikos, (MB), Qendra Burimore “Perparimi”(MB), si dhe ; Bashkëthemelues i Forumit Kosovar të PAK-ve, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK.

Përshkrim i projektit:

Down Syndrome Kosova është duke implementuar projektin “Arsimimi Profesional dhe Punësimi në Raport me Aftësinë e Kufizuar në Kosovë”. Projekti ka për qëllim të rritsë mundësitë dhe të avokojë drejtë mundësive të barabarata për arsim profesional dhe punësim te personave me aftësi të kufizuara. Rrjedhimisht ky projekt ka për qëllim që të trajtojë këtë problematikë, përmes ngritjes së cilësisë së Aftësimit Profesional si dhe fuqizimin e mekanizmave insititucional përgjëgjes për implementimin e kornizës ligjore për punësim e PAK. Në këtë mënyrë synohet krijmi i kushtëve të përshtatëshme për Arsimin Profesional për nxënësit me aftësi të kufizuar, si dhe barazimi i mundësive për punësim të këtyre të fundit.

Down Syndrome Kosova, në kuadër të këtij projekti hap thirrjen për Trajner/e i/e cila do të trajnojë mësimdhënësit në lidhje me qasjen pedagogjike ndaj nxënësve me sindromën Down në ciklin e mesëm të lartë.

Detyrat e Trajnerit/es:

Fushëveprimi i punës dhe detyrat e trajnerit do të jetë; të trajnojë mësimdhënësit në lidhje me qasjen pedagogjike ndaj nxënësve me sindromën Down në ciklin e mesëm të lartë.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni me anë të adresës elektronike dokumentet e listuara në vijim:

  • CV e përditësuar;
  • Letër interesi;

Dokumentet e kërkuara luteni t’i dërgoni në adresën elektronike në e-mail adresën info@downsyndromekosova.org, ose në formë fizike përmes postës me mbishkrimin aplikim për Trajner/e; Shoqata Down Syndrome Kosova, adresa: Perandori Justinian  deri më 31 tetor 2019.

Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur do të kontaktohen për sqarime të mëtutjeshme/ Kandidatët/et që nuk dërgojnë ndonjë nga dokumentet e kërkuara nuk do të merren parasysh.

Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC’.

TAGS: DownSyndrome, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 472
Kategoria Edukim
Skadon 16 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC