Cacttus sh.a.

Menaxher/e i/e produkteve

	 	 

POZITA: Menaxher/e i/e Produkteve - Harduer

DEPARTAMENTI: Shitje

LOKACIONI: Prishtinë

REFERENCA: CK-04-19

FUNKSIONI

Është person përgjegjës për zhvillimin dhe performancën e të gjitha aktiviteteve të shitjes së produktit(ve) të caktuar(a) të cilat jane në harmoni me vizionin e kompanisë.

PËRGJEGJËSITË KYÇE TË PUNËS

  •  Zhvillon dhe promovon pozicionimin e produktit në treg;
  •  Shfrytëzon dhe zhvillon mëtutje veglat e shitjes së prodhuesit të produktit;
  • Në bashkëpunim me menaxherin e shitjes është përgjegjës për edukimin/trajnimin e vazhdueshëm lidhur me produktet e caktuara;
  • Prezenton parashikime te rregullta për të hyrat;
  • Është në kontakt të vazhdueshem me klientë të ndryshëm në promovimin e produkteve;
  • Analizon dhe përgatitë analiza të tregut për produktet e caktuara;
  • Në bashkëpunim me menaxherin e shitjes dhe përfaqësues të vendorëve organizon workshop-e lidhur me produktet e reja të prodhuesëve të caktuar;
  • E menaxhon dhe e ngritë marrëdhenien me konsumatorë për produkte të caktuara;

KUALIFIKIMI

  • Përvojë në fushën e teknologjisë së informacionit; • Aftësi shitjeje dhe njohuri për pjesëmarrje në procese të tenderimit;
  • Njohuri teorike dhe praktike të menaxhimit të projekteve;
  • Shkathtësi të komunikimit, prezantimit dhe menaxhimit të raporteve me klientët;
  • Shkathtësi ndër-personale të shkëlqyeshme;
  • Shkathtësi kompjuterike dhe gjuhësore (gjuhëangleze) e domosdoshme.

Si të aplikoni:

Ju lutem që CV-të tuaja t’i dërgoni në adresën elektronike jobs@cacttus.com duke e vendosur në ‘subject line’ emrin e pozitës ‘’Menaxher/e i/e Produkteve - Harduer’’, jo më larg se deri me datë 15.10.2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

CACTTUS Sh.a. është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta.

Bashkim Fehmiu Arbëria 3 BC2/11 V1- L01-S 10000 Prishtina, Kosovo,

+383 (0) 38 600 488, info@cacttus.com

cacttus.com

TAGS: CacttusPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1590
Kategoria Shitje
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC