SOS Fshatrat e Fëmijëve

Udhëheqës i Qendrës Mbështetëse për Fëmijë dhe Familje (m/f)

	 	 

SOS Fshatrat

UDHËHEQËS I QENDRËS MBËSHTETËSE PËR FËMIJË DHE FAMILJE

(PËR PERIUDHË 3 VJEÇARE)

M/F

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Udhëheq Qendrën Mbeshtetëse për Fëmijë dhe Familje në përputhje me misionin, politikat, startegjinë dhe të gjitha burimet në dispozicion, në organizatë;
  • Ndihmon Drejtorin e Programit lokacioni në Prishtinë në udhëheqjen, monitorimin dhe vlerësimin e projketit;
  • Koordinon zbatimin e të gjitha aktiviteteve të Qendrës, në baza ditore;
  • Udhëheqë, planifikon, zbaton, monitoron dhe vlerëson aktivitetet e Qendrës;
  • Krijon raporte pozitive me komunitetin dhe autoritetet lokale;
  • Ndërton një rrjet të fortë të organizatave partnere;
  • Ndërton dhe menaxhon një ekipë të fortë në projekt;
  • Siguron që mekanizmat për vazhdimin e monitorimit dhe vlerësimit janë në vend dhe funksionojnë mirë;
  • Është përgjegjës për monitorimin e rregullt të shpenzimeve të buxhetit
  • Detyra tjera sipas kërkesave të udhëheqësit.
  • Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze në të shkruar dhe komunikim;
  • Aftësi për të punuar nën presion;
  • Shkathtësi në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale dhe kualitative;
  • Fleksibilitet, gadishmëri për punë ekipore dhe përkushtim;
  • Gadishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në aspekt profesional dhe personal;
  • Posedim i lejes së ngasjes së automjeteve;
  • Identifikim me idenë dhe qëllimet e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë.

Ne ofrojmë

  • Një punë interesante me përgjegjësi
  • Një ambient të këndshëm pune
  • Udhëzim dhe mundësi për zhvillim profesional dhe personal

KRITERET

  • Diplomë univerzitare në fushat e shkencave sociale;
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në fushën relevante;
  • Përvojë në udhëheqjen e projekteve, monitorim dhe vlerësim;
  • Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe kompetencë sociale;

Orari i punës

  • 40 orë në javë.

Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni ((mirret në zyret tona ose shkarkohet në webfaqen tone: http://www.soskosova.org/); CV; Letër motivimi; Kopje të Diplomave, Çertifikatave, Referencave; Vërtetimi që nuk jeni nën hetime (vetëm për kandidatët që ftohen në raundin e 3-të)

Afati i fundit për dorëzim 20.10.2019 deri në orën 16:00, përmes emailit HR.Recruitment@soskosova.org.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë. Dokumentacioni i pa kompletuar nuk do të shqyrtohet.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë Rruga “1 Tetori” p.n., Velani - Prishtinë 10000.

Email info@soskosova.org dhe Tel/ Fax: 038 749 887

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është një organizatë e zhvillimit social joqeveritare dhe joprofitabile, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga 1999, e përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët në nevojë dhe përgaditjen e tyre për një jetë të pavarur.

TAGS: SOS Fshatrat e Femijeve, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 913
Kategoria Menaxhment
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC