ArtMotion

Menaxher/e Marketingu

	 	 

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës,

  1. Menaxher/e Marketingu

Vendi i punës: Prishtinë, në Selinë e Art Motion”.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Zhvillon dhe menaxhon strategjitë e marketingut të kompanisë,
  • Organizon dhe koordinon kampanja të shitjes dhe marketingut në nivel regjional,
  • Organizon, menaxhon dhe koordinon funksionimin e të gjitha rrjeteve sociale,
  • Menaxhon dhe monitoron me buxhetin e marketingut,
  • Siguron implementimin e saktë dhe në kohë të të gjitha proceseve lidhur me zhvillimin e marketingut,
  • Bashkëpunon së afërmi me Menaxherët përkates, Individual dhe të Biznesit në implementimin e strategjise së shitjes,
  • Përgjegjës për arritjen e objektivave dhe planeve në bashkëpunim me Departamentet tjera, Teknike, Financa dhe Administratë,
  • Plasimi i suksesshëm i kampanjave të marketingut dhe implementimi i ideve të brendshme deri në ekzekutim,
  • Organizon dhe merr pjesë në promocione të ndryshme të organizuara nga kompania,
  • Sugjeron oferta promocionale në lokacione të caktuara,
  • Raporton ankesat eventuale, sugjerimet dhe komentet e klientëve,
  • Përformon të gjitha punët tjera të deleguara nga Menaxherët përkatës brenda përgjegjesive të veta, etj.
  • Përfaqëson në mënyrë të denjë kompaninë dhe vlerat e saj,
  • Përgjigjet në kërkesat për raporte të ndryshme, të kërkuara nga Menaxhmenti,
  • Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga Menaxhmenti.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti që përshtatet me kërkesat e këtij vendi të punës,
  • Përvojë së paku 2 vjeçare në Marketing, Administratë dhe Shitje,
  • Aftësi të mira të teknikave të Marketingut dhe Shitjes,
  • Njohuri bazike (elementare) në telekomunikacion,
  • Aftësi të mira të prezentimit dhe komunikimit,
  • Aftësi të shkrimit të raporteve,
  • Të posedojë aftësi të mira analitike të zgjidhjes së problemeve,
  • Të posedojë aftësi të mira organizative,
  • Patent Shofer – Kategoria B,
  • Aftësi të përdorimit të “Microsoft Office”.
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat dhe kërkesat e kompanisë,
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe shkrimit në Gjuhën Shqipe dhe Angleze.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vendë të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore - universitare;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes e-mailit -  postës elektronike, në:

hr@artmotion.net

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 11.10.2019, Ora 16:00h

TAGS: Art MotionPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1706
Kategoria Marketing & PR
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC