ArtMotion

Vende të lira të punës (7)

	 	 

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

  1. Agjent/e të Shitjes në Dep. e Tele-Shitjes - 5 pozita
  2. Recepsioniste – 2 pozita

Lokacioni i vendeve të punës: Prishtinë, në Selinë e Art Motion”.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 1, janë:

  • Proceson/lidh Kontrata me klientë rë rinj dhe i proceson për aktivizim,
  • Merret me shitjen nga Zyra e Tele-Shitjes së produkteve të “Artmotion”
  • Njofton dhe ofron produktet për shërbime klientëve,
  • Bënë procesimin e kërkesave të klientëve,
  • Përgjigjet të gjithë klientëve në mënyrë efektive për kërkesat e tyre,
  • Proceson dhe regjistron kontratat,
  • Përfaqëson në mënyrë të denjë kompaninë dhe vlerat e saj,
  • Komunikon me klientë dhe informon mbikqyrësin dhe kolegët tjerë për çdo kërkesë të klientëve, si në aspektin Teknik, instalime, apo shërbime të kërkuara,
  • Pranon, regjistron dhe arkivon në sistem të gjitha informatat, raporton në baza ditore në lidhje me kontratat e reja dhe vazhdime të abonimeve,
  • Raporton ankesat eventuale, sugjerimet dhe komentet e klientëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 2, janë:

  • Pranimi dhe përcjellja e palëve,
  • Regjistrimi ditor i vizitorëve/palëve,
  • Përgjigjet në telefonata dhe u jep informata telefonuesve, pranon mesazhe ose e transferon thirrjen tek individët e duhur, administron dhe menaxhon e-mailat zyrtar,
  • Mirëpret mysafirët, vizitorët dhe telefonuesit, trajton kërkesat e tyre, ju jep zgjidhje apo i drejton tek personat e duhur sipas nevojave të tyre;
  • Organizon dhe koordinon takime dhe rezervime udhëtimi për personelin e kompanisë,
  • Përfaqëson kompaninë para palëve të treta,
  • Të jetë e shkathët në komunikim,
  • Të dijë të organizojë kohën dhe takimet,
  • Ndihmon në organizimin e aktiviteteve të kompanisë,
  • Pranon lajmërimet e postës, materialet promovuese dhe informacione të tjera dhe i delegon tek Udhëheqësi i Drejtëpërdrejtë;
  • Ruan dhe menaxhon me oraret në kalendarin e ngjarjeve,
  • Bënë kopje të materialeve të shtypura si dhe kryen të gjitha punët tjera administrative të deleguara nga Udhëheqësi i Drejtëpërdrejtë,
  • Kujdeset për tabelën e njoftimeve,
  • Punon me pajisje të zyrës si: makina me faks, fotokopjues, sisteme telefonike, përpunim teksti, menaxhim të bazës së të dhënave dhe aplikacione të tjera;
  • Respekton hierarkinë dhe specifikat e normave të brendshme të kompanisë;
  • Kryen detyra tjera sipas kërkesës për punë të ngjashme me pozitën e punës së saj,
  • Të manifestoj respekt, sjellje kolegiale dhe jo diskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve dhe tërë stafit;

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara për pozitat me Nr. rendor 1:

  • Diplomë Universiteti që përshtatet me kërkesat e këtij vendi të punës,
  • Përvojë së paku 6-të mujore në shitje dhe marketing,
  • Aftësi të teknikave të shitjes dhe marketingut,
  • Njohuri bazike teknike në telekomunikacion,
  • Aftësi prezentimi dhe komunikimi,
  • Aftësi të shkrimit të raporteve,
  • Njohuri të Gjuhës Angleze,
  • Aftësi të përdorimit të “Microsoft Office”.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara për pozitat me Nr. rendor 2:

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme) që përshtatet me kërkesat e këtij vendi të punës,
  • Përvojë së paku 6-të mujore në Administratë apo të ngjashme,
  • Aftësi të shkëlqyeshme prezentimi dhe komunikimi (në të folur dhe në të shkruar),
  • Të jetë personalitet i qetë dhe komunikativ,
  • Të posedojë aftësi të mira analitike të zgjidhjes së problemeve,
  • Të posedojë aftësi të mira organizative,
  • Aftësi të shkrimit të raporteve,
  • Njohuri të mirë të Gjuhës Angleze,
  • Aftësi të përdorimit të “Microsoft Office”.
  • Kandidatët/et e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
  • CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes e-mailit -  postës elektronike, në:

hr@artmotion.net

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 11.10.2019, Ora 16:00h

TAGS: Art MotionPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 8675
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC