Akademia Infinit

Trajnimi TRE HAPA DREJT SUKSESIT

	 	 

TRAJNIMI "TRE HAPA DREJT SUKSESIT “ VAZHDON ME TRAJNIMIN E RREGULLT
Mundësi punësimi për 10 studentët e dalluar!


Nëse ende nuk keni vendosur kah të orientoni të ardhmen tuaj, jeni në mëdyshje ku keni shumë zgjedhje mirëpo nuk dini se cila është e duhura për ju, keni mbaruar shkollimin mirëpo iu mungojnë teknikat të cilat ju bëjnë të suksesshëm dhe më të përgatitur profesionalisht për tregun e punës.

Nëse jeni të interesuar që të mësoni këto teknika në mënyrë që të arrini të keni punën që gjithmonë e keni ëndërruar dhe të jeni të suksesshëm në karrierë, ky trajnim është i dizajnuar enkas për ju.
Akademia Profesionale INFINIT hap thirrjen për aplikim në trajnimin dymujor në degën “Orientim në Karrierë dhe Zhvillim”.
Trajnimi ofrohet nga pedagogët më të mirë, profesionistë nga Kosova dhe Shqipëria.
Zgjedhja e karrierës është vendim i vështirë për të bërë zgjedhjen e duhur jetësore për karrierë.
Akademia Profesionale Infinit është e përkushtuar për edukimin dhe formimin e kuadrove të reja dhe orientimin e individëve që nuk janë të përcaktuar për karrierë.
Ky është qëllimi dhe synimi i trajnimit.
Gjatë trajnimit do të mësoni teknika të reja të cilat iu mundësojnë orientimin në karrierë.

Programi do të përfshijë:
- Orientim në karrierë.
a) Shpjegimi i orientimit në karrierë.
b) Përcaktimi i objektivave në karrierë.
c) Plani i karrierës.

- Qëllimi i hartimit të një Curriculum Vitae (CV).
a) Rëndësia e një CV-je të përgatitur mirë.
b) Shkrimi i CV-së profesionale.
c) Strategjitë e një CV-je të mirëfilltë.

- Letra motivuese.
a) Qëllimi dhe rëndësia.
b) Teknika praktike mbi formulimin e letrës së motivimit.
c) Etika dhe profesionalizmi.
d) Orë praktike në hartimin e një letre motivimi.

- Intervista.
a) Seleksionimi (Përzgjedhja).
b) Intervistimi.
c) Gjuha e trupit
d) Gjestikulacioni në intervistën ballë për ballë.
e) Si t’i përgjigjemi pyetjeve të komisionit (tricky questions).
f) Punë praktike me shembuj, simulim dhe role.

Pjesëmarrësve në trajnim u mundësohet ndjekja e trajnimit dhe qasja në materiale falas.

Pjesëmarrësit duhet të paguajnë 39.99 euro (për kosto administrative, të materialeve, të praktikave dhe ceremonisë së certifikimit).

Data e fillimit: 12.10.2019 (E Shtunë).

Të gjitha ligjëratat do të mbahen të shtunave nga ora 11:00-15:00.
Praktikat zhvillohen në biznese, hapësirat e Akademisë dhe terren, për të cilat do të njoftoheni përmes e-mail.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar!
Pas përzgjedhjes do të pranoni e-mail konfirmues me informacionet e trajnimit.
Në fund të trajnimit do të certifikoheni.
Akademia Profesionale Infinit mundëson punësim për 10 studentët më të dalluar.

AFATI PËR APLIKIM: 11.10.2019, ora 23:59.
APLIKO KËTU:
https://cutt.ly/6etxKy2https://cuttjetxD0b.ly/

Akademia Profesionale INFINIT
Adresa: Rr. Shaban Polluzha, Nr. 19/1, Prishtinë (prapa Teatrit, afër TEB bank).

E-mail: trajnimet.akademiainfinit@gmail.com
Tel: 049 347 747
Facebook: Akademia Infinit
Fanpage: Akademia Profesionale Infinit

TAGS: Akademia InfinitPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 4438
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC